Mekanizmi konstruktiv, që prej mbi 10 vitesh, me sukses e përpunon edhe sot e kësaj dite vrimën e motorit (që e mundëson shpejtësinë e sigurtë deri mbi 330km/h), është konstruktuar nga Faton Piraj, shqiptari nga fshati Plavë e Opojës së Dragashit. Pra është ky shqiptari nga Kosova që bëri “Porsche”-në me “gjak shqiptari” në brendinë e sajë, sjell MekuliPress.

Faton Piraj jeton në Vienë të Austrisë. Ai në Vienë ka studiuar fakultetin e inxhienerisë mekanike dhe punon në industrinë e veturave luksoze. Z. Piraj ëshë modest për shpikjen, të bërë që para 10 viteve, dhe me krenari e thotë fjalinë “Atdhetar mund të bëhesh edhe ndryshe”.

Cili ishte shpikja për motorrin e “Porshe”-së, që e zbuloj shqiptari ynë?

Motori i veturave moderne “Porsche” e ka nje vrimë të shkallëzuar, në të cilën eshte i pozicionuar boshti i kollodokut (boshti ku lidhen manivelat e pistonave të motorit). Kjo vrimë, që përbëhet nga disa pjesë, ka saktësinë (tolerancën) aksiale e cilindrike nën 0,005 mm, pra nën 5 të mijtat e milimetrit (saktësi shumë e lartë shkaku i rrotullimeve të larta të motorit me mbi 6700 rrotullime në minutë), thotë për MekuliPress z. Piraj. Për ta hapur dhe përpunuar këtë vrimë nuk mjaftonin kushinetat (llagerat) standarde e as ato speciale mekanike, ku do të vendosej vegla boshtore gdhendëse, shkaku i saktësise së tyre të pamjaftueshme (mbi 0,005mm), thotë inxhinieri Piraj.

Lexo po ashtu:  A lindi vërtet Jezusi më 25 Dhjetor?

U desht pra shpikja dhe vetkonstruimi i ca kushinetave hidraulike për ta arritur këtë saktësi shkencore. Sfidë e rëndë shkencore dhe tensione të larta nervash, para se cilës gati se u patën dorëzuar stafi udhëheqes i “Porsche”-s. Ngadhnjimi i kësaj sfide e përmirësoi “jetën” e veturës së sotme moderne “Porsche” (çmimi i saj është mbi 250.000 Euro). Nje sfidë tjetër ishte edhe shuarja e dridhjeve të veglës, që i shkaktonte materiali jo i bollshëm në ato pjesë, sqaron për MekuliPress z. Piraj.

I thjeshtë deri në fund. I tërë ky sukses për intelektualin Piraj nuk ka ndonjë “aha efekt” të madh, por ai me dashuri e krenari e thotë se: “Shqiptaria është e PARA që duhet përkrahur. Në bazë të sajë ne edhe mund të ekzistojmë dhe të punojmë. Pa të mund të jemi gjithçka, por kurrë krenar”.
/2018/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *