Ka nisur të bëjë emër në skenën muzikore edhe një tjetër këngëtare që ngre lart emrin e shqiptarëve në botë, Ava Max, e cila dha një intervistë për revistën “Phoenix”, shkruan MekuliPress.com

E lindur nga prindër emigrantë në Amerikë, Amanda Koçi tregon se pseudonimin Ava Max e ka bërë emër arti kur ishte vetëm 14 vjeçe, si një përfaqësim i dy anëve të personalitetit të saj, femërore dhe mashkullore, dhe ky sens dualiteti u bë shenja e suksesit të saj, duke u vënë re dhe te modeli i flokëve.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Gjatë intervistës për “Phoenix”, foli edhe për origjinën e saj, ku tha se ndihet me fat që është shqiptare.

“Ndihem vërtet shqiptare! Jam me fat dhe krenare që vij nga një vend me femra shumë të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar burrave të tyre. Kam qenë e bekuar, por përmes muzikës, shpresoj që ta ndaj këtë me dikë që ndoshta nuk ka pasur diçka të tillë në jetën e vet”, tha Ava Max.

Lexo po ashtu:  Rivendosja e shkronjave të Teatrit, reagon Doris Pack: Përgjigjia e duhur për një akt të shëmtuar

Por duke qenë se kishte origjinë shqiptare, Ava Max tregon se jo gjithçka ka qenë e lehtë për të, në hapat e parë të karrierës.

“Jam ndier si e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha paksa jashtë kornizave kur jetoja në South Carolina. Por, mamaja më ka mësuar të luftoj për atë që dua. Kanë bërë shumë sakrifica prindërit e mi, si çdo emigrant, por, më kanë mësuar mos të dorëzohem dhe të këmbëngul për të ecur përpara”, deklaroi Ava Max./MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *