Në këtë ditë të përvjetorit të 108 të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së Flamurit të shqiptarëve, aktivistët shqiptaro-amerikanë kanë njoftuar se është themeluar Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA).

Sipas njoftimit KPA-ja është themeluar që me përkushtim të promovojë vlerat dhe interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, të përkrahë parimet demokratike dhe të mbrojë identitetin e shqiptarëve, sot dhe për brezat që vijnë, percjell MekuliPress.com

“Kryesuar nga Bruno Ceka, veprimtar i spikatur shqiptaro-amerikan, KPA-ja ka zgjedhur Këshillin e Përkohshëm, që do të bashkërendohet dhe do të bashkëpunojë me komunitetin prej rreth një milion shqiptarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. KPA-ja uron të gjithë shqiptarët dhe miqtë tanë në ShBA , Europë e gjetiu:
Gëzofshi festën e 28 Nëntorit! Paçi shëndet e lumturi!”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në këtë ditë të përvjetorit të 108 të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, aktivistët shqiptaro-amerikanë njoftojnë me plot ngazëllim se është themeluar Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA). KPA-ja është themeluar që me përkushtim të promovojë vlerat dhe interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, të përkrahë parimet demokratike dhe të mbrojë identitetin e shqiptarëve, sot dhe për brezat që vijnë.

Lexo po ashtu:  RREGULLAT VLEJNË PËR TË GJITHË, KRYEMINISTËR! “Shqipëria më ka detyruar të paguaj tarifa rrugore në vizita zyrtare”

Kryesuar nga Bruno Ceka, veprimtar i spikatur shqiptaro-amerikan, KPA-ja ka zgjedhur Këshillin e Përkohshëm, që do të bashkërendohet dhe do të bashkëpunojë me komunitetin prej rreth një milion shqiptarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KPA-ja uron të gjithë shqiptarët dhe miqtë tanë në ShBA , Europë e gjetiu:
Gëzofshi festën e 28 Nëntorit! Paçi shëndet e lumturi!

Këshilli i Përkohshëm i Kongresit Panshqiptar Amerikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *