Sovjetikët kishin më shumë skema sesa do të mësojmë ndonjëherë, por njëra që është hartuar në vitin 1979 tashmë është zbuluar – dhe nëse ata do ta vinin në zbatim, me siguri do të kishte shkaktuar Luftën e Tretë Botërore.

Plani u bazua në idenë se NATO do të niste një sulm të parë bërthamor në Poloni, gjë e cila përbën një nocion të çuditshëm, që disa njerëz mendojnë se ishte përfshirë në plan, vetëm për ta bërë pjesën tjetër të komplotit të dukej më e justifikueshme. Sido që të jetë, BRSS planifikoi të godasë NATO-n.

Ata do të lëshonin armë atomike 7.5 megatons në shënjestra në Gjermaninë Perëndimore, Belgjikë, Holandë dhe Danimarkë. Pastaj do të dërgonin trupa për të pushtuar çdo pjesë të Evropës, deri në lumin Rhine.

Ata parashikonin disa viktima. Praga dhe Varshava, besonin sovjetikët, do të shkatërroheshin nga sulme bërthamore dhe ata planifikonin të dërgonin ushtrinë polake në një mision vetëvrasës. Brenda shtatë ditëve, parashikonin ata, më shumë se dy milionë polakë do të vdisnin dhe do të fillonte një luftë e re botërore.  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Si përcaktohet vlera e një diamanti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *