Trupi i njeriut është një tërësi sistemesh që nuk ndalojnë së funksionuari në asnjë sekondë të ditës. Nëse shumë prej jush mendojnë se organizmi “pushon” sado pak gjersa ju flini, gaboni! Përkundrazi gjatë natës, trupi punon me tjetër ritëm dhe ne na ndodhin shumë gjëra të çuditshme, por më se normale.

1. Ju humbni peshë

Sipas Womansday, ju humbisni “ujë” duke frymëshkëmbyer ajër të lagësht dhe duke thithur ajër të thatë. Kjo ndodh edhe gjatë ditës, por ngrënia dhe pirja gjatë kohës që jeni zgjuar bën që kjo “humbje peshe” të jetë e papërfillshme.

2. Temperatura e trupit ulet

Kur jeni aktiv gjatë ditës, digjni më shumë kalori, kështu që ulja e temperaturës së trupit gjatë kohës që flini është një mënyrë për të kursyer kaloritë.

3. Presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës ulen

Kur jeni duke pushuar, trupi juaj nuk ka nevojë të pompojë aq shumë gjak ose të punojë aq shumë, kështu që këto sisteme ngadalësohen. Presioni i gjakut duhet të ulet gjatë natës, duke i dhënë kohë sistemit tuaj të qarkullimit të gjakut dhe muskujve të zemrës për t’u çlodhur dhe rigjeneruar.

Lexo po ashtu:  Si një gjysmë luge vaj ulliri përmirëson shëndetin e zemrës

4. Ëndërroni

Përkundër shumë hulumtimeve mbi ëndërrimin dhe kaq shumë hipoteza përse ne ëndërrojmë dhe çfarë këto ëndrra nënkuptojnë, këto të fundit janë ende një mister.

5. Jeni të paralizuar për pak momente

Në fazën  e gjumit REM, kur truri ëndërron, grupet e muskujve paralizohen në mënyrë që ju të mos veproni ! Shkencëtarët e gjumit e quajnë këtë gjendje atoni, pra kur truri juaj është aktiv, ppor trupi jo !

Kur atonia nuk funksionon, mund të përjetoni një fenomen interesant, si për shembull të ecurit në gjumë.

6. Prodhohet hormoni i rritjes

Relaksimi total i trupit është i barazvlefshëm me prodhimin e hormonit të rritjes cHuman, ose hGH, ndihmon në rigjenerimin e kockave, muskujve dhe indeve të tjera. Hormoni prodhohet gjatë gjumit, sidomos në fazat e tij më të thella dhe mendohet të shkaktohet nga nivelet e ulëta të glukozës në gjak gjatë gjumit. Pra, ekziston një shkencë që qëndron prapa konceptit të gjumit të bukurisë.

7. Ngadalësohen veshkat

Veshkat filtrojnë  toksinat jashtë qarkullimit të gjakut, duke prodhuar kështu urinë. Ndërsa flini, veprimi filtrues i veshkave ngadalësohet, kështu që prodhohet më pak urina. Kjo është arsyeja pse urina është zakonisht e errët në mëngjes. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  A ekziston varësia ndaj karbohidrateve? Ja çfarë duhet të dini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *