Të ruash linjat, të mposhtësh urinë, të mbash regjim e të hash shëndetshë duket të jenë sfida më të vështira nga se i keni menduar. Sekreti nuk është vetëm të hash nga pak e shpesh, por të marrësh ato lëndë ushqyese që të bëjnë të ndihesh e ngopur, ato që digjen në energji e nuk akumulohen në qeliza yndyrore dhe ato që i sigurojnë organizmit mineralet, vitaminat etj. Ja disa këshilla si të mbash nën kontroll oreksin tënd.
1. Konsumoni fruta të thata, sidomos hurma arabie. Konsumi i 2 kokrrave të tyre largon urinë për disa orë.
2. Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: Mëngjesi, dreka dhe darka, dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: paradite, pasdite. Në të gjitha vaktet ndiqni të njëjtin parim bazë: “ngrihuni nga tavolina pa u ngopur plotësisht”. Do të shihni se do të ngopeni pak më vonë.
3. Mos u bëni fanatike të dietave të shpejta. Këto lloj dietash sulmojnë organizmin duke krijuar një gjendje të përhershme urie të shoqëruar me stres.
4. Por nëse punoni dhe dita juaj është e zënë, kjo ju favorizon në mbajtjen e dietës. Një nga “sekretet” e rënies në peshë ka të bëjë me “thyerjen” e urisë, ndryshe ushqime që konsumohen në sasi të vogla, por që japin ndjesinë e ngopjes.
5. Konsumoni një kokërr mollë. Mjafton një mollë për ta ndier veten të ngopur, kjo falë ujit dhe fibrave që gjenden në sasi të mëdha në përbërje të saj.

6. Kokoshkat mund të ndihmojnë të kaloni një vakt, me kushtin e vetëm që të jenë pa përbërës të shtuar dhe me pak kripë.
7. Konsumoni ushqimet që përmbajnë Omega-3. Këto janë ushqime që të krijojnë ndjesinë e ngopjes për shkak të përbërjes së tyre. Ushqimet e pasura me Omega-3 si sardelet dhe salmoni, ndikojnë te leptina, hormoni që lidhet drejtpërdrejt me procesin që bën të mundur asimilimin e kalorive dhe të ndjerit i ngopur. Për këtë arsye, nutricionistët këshillojnë konsumimin e ushqimeve si salmon, sardele, papaja, kos dhe ushqime të tjera të pasura me këtë acid. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress