Streset, lodhja fizike, psikologjike, problemet ekonomike etj., e bëjnë tepër të ngarkuar jetën e çdo dite. Kjo gjendje padyshim e vështirëson shumë jetën e çdokujt, ndaj këshillohet të bëni një “përmbledhje” të të gjithë gjërave që ju kanë ndodhur përpara se të flini, sigurisht duke menduar gjëra të bukura…për një të nesërme të bukur…

Vlera e ditës

Përpara ‘natës së mirë’ buzëqeshini mendërisht të gjithë atyre që i keni shumë për zemër, si dhe personave të cilët kanë hyrë në ditën tuaj e që ju kanë sjellë pakëz humor, lumturi, mirësjellje, durim, dashuri dhe kuriozitet. Ndonjëherë i lëmë gjërat e vogla që të na ikin pa asnjë vëmendje, por vlera e ditës është krijuar pikërisht nga ato momente të vogla, por që së bashku mbeten të pazëvendësueshme.

Mësohuni të thoni faleminderit

Jini mirënjohës për gjithçka që ju ka dhënë dita që keni kaluar. Çfarëdo lloj gjëje që mund t’ju ketë ndodhur, falë të sotmes ke pasur mundësi të mësosh gjëra të reja. Sipas një studimi amerikan thuhet se kushdo që njeh vlerën e falënderimit tregon se është më i kënaqur nga ekzistenca e tij, ka tendencë që të vuajë më pak nga streset, ankthi dhe pagjumësia.

Lexo po ashtu:  Pesë këshilla si të shpëtoni nga flokët me yndyrë

“Çfarë kam mësuar sot?”

Një herë e një kohë quhej ushtrim ndërgjegjeje. Kjo është një gjë shumë e vlefshme, sepse duke i parë ngjarjet e ditës mendërisht ose përmes shkrimit të një ditari, ndërgjegja jonë rritet më tepër dhe kjo na ndihmon të zgjidhim atë çka duam të ndryshojmë nga jeta jonë. Kërkojini mendërisht falje personave me të cilët e ndieni se jeni treguar të padrejtë. Na ndodh të gabojmë, por kapaciteti për të qenë të ndershëm me veten dhe të tjerët na “zhvesh” nga ndjesia e fajit, ndërsa na lejon që të jetojmë me më lehtësi. Ndaj, krijojeni vetë të nesërmen tuaj.

Evidentojini problemet që keni dhe më pas lërini të shkojnë

A keni ndonjë problem që ju shkakton ankth? Të bëni sikur nuk e “shihni” problemin do të thotë se ju nuk po e ndihmoni veten që ta zgjidhni atë, por kjo gjë nuk ju jep as paqe. Kur të shkoni për të fjetur, gjatë qetësisë karakteristike para gjumit, analizoni situatën në detaje, në mënyrë të qetë dhe objektive, të parë nga të gjitha pikëvështrimet. Kjo nuk do të thotë të bini në ankth apo në mendime të thella shqetësuese, por të shihni me dritë faktet dhe të kuptoni se çfarë ju sugjeron instinkti.

Lexo po ashtu:  Prindër, ja 10 mënyrat se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj, sipas psikologëve

“Çfarë më pret nesër?”

Përpara se t’ju zërë gjumi evidentoni gjërat që duhet të bëni ose dëshironi të realizoni nesër: do t’ju japë më shumë forcë dhe energji për ditën e nesërme. Keni një takim të rëndësishëm ose një lloj sprove që ju shqetëson? Parashikojeni skenën në detaje. Provoni të imagjinoni se si do të silleni ose çfarë do të thoni. Ndieni sidomos ngarkesën emocionale të situatës dhe në të njëjtën kohë merrni frymë thellësisht. Ndërsa merrni dalëngadalë posedimin e ndjenjave tuaja, filloni të ndiheni më shumë të qetë dhe të bëheni pa diskutim padronë të vetes tuaj. Do të gjeni patjetër momentin kur do të ndiheni më të sigurt dhe të qëndrueshëm, sepse vetëm duke e imagjinuar situatën është zëre njëlloj sikur ta keni përjetuar një pjesë të saj.

Natën e mirë…me një puthje

Sipas një sondazhi të fundit puthja e natës së mirë duket se po zhduket me kalimin e kohëve: zakon i keq ky! Përqafojeni personin me të cilin po flini, sepse ndjenja e afrisë, fizike dhe psikologjike, u bënë mirë të dyve, ndërsa ajo “ndërton” një terapi të vërtetë antistresi kundër ankthit, në gjendje për të përmirësuar marrëdhënien me trupin dhe mendjen. Nuk duhet të shkoni të flini pa bërë paqe me këdo që doni…kujtoni se nuk jeni asnjëherë të mëdhenj për një përqafim që del nga zemra!

Lexo po ashtu:  Këto shenja të horoskopit do kenë mundësi të madhe ditët që vijnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *