Është zbuluar plani që do ta shndërrojë në stacion të policisë ndërtesën ku ishte i lindur lideri nazist, Adolf Hitler.

Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer dhe drejtues të tjerë kanë paraqitur detaje të planit në një konferencë për shtyp, të mbajtur në Vjenë të martën. Shtëpia në Baunau am Inn, qytetin në kufi me Gjermaninë, ka qenë subjekt i një mosmarrëveshje të gjatë.

Qeveria e Austrisë shumë kohë më parë e mori ndërtesën me qira nga pronari i saj, me qëllim për ta ndalur turizmin e ekstremit të djathtë që zgjati dekada. Në vitin 2017 gjykata më e lartë në Austri vlerësoi se qeveria kishte të drejtë të shpronësonte ndërtesën, pasi pronari nuk po pranonte ta shiste.

Nehammer ka thënë se shndërrimi i shtëpisë në stacion të policisë ka kuptim, pasi policia mbron lirinë e njerëzve.

Hermann Feiner, udhëheqës i komisionit për ridizajnim, ka thënë se ristrukturimi i shtëpisë do të kompletohet deri në vitin 2022 dhe do të kushtojë pesë milionë euro.

Lexo po ashtu:  Kush ishte gruaja e Naim Frashërit apo vajza që frymëzonte Haki Stërmillin

Arkitekti Robert Wimmer ka thënë se aspektet historike të shtëpisë do të mbrohen.

Projekti ishte iniciuar në nëntor të vitit 2019, ndërsa arkitektë nga mbarë Evropa ishin ftuar për të paraqitur planet. Të martën u shpall projekti fitues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *