Ndryshimi i rregullave të taksimit janë në krye të axhendës së presidentes së Komisionit Evropian të emëruar vitin e kaluar Ursula von der Leyen.

Komisioni Evropian përsëriti angazhimin e tij për të vijuar me një taksë dixhitale pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga bisedimet për të gjetur një marrëveshje për të reformuar rregullat e taksimit.

Lëvizja pritet të përshkallëzojë Luftën Tregtare me Evropën. Ditën e djeshme bisedimet mes BE dhe SHBA dështuan pasi Sekretari Amerikan i Tregtisë Steven Munchin u largua nga takimi duke thënë se nuk është bërë asnjë progres.

Bashkimi Evropian synon të taksojë mes 2% dhe 6% të ardhurat lokale të gjigantëve të teknologjisë.

Përgjigja e Komisionit Evropian erdhi nga komisioneri Paolo Gentiloni i cili afirmoi qëndrimin e BE-së pro taksës dixhitale. Madje tha se Bashkimi Evropian mund të shtyjë planin përpara edhe i vetëm.

Menjëherë pas dështimit të bisedimeve, Franca paralajmëroi se nuk do të tërhiqet nga implementimi i një takse dixhitale këtë vit. Ministri Francez i Financave Bruno Le Maire kishte përshkruar tërheqjen e SHBA nga bisedimet një provokim sipas New York Times.

Ndryshimi i rregullave të taksimit janë në krye të axhendës së presidentes së Komisionit Evropian të emëruar vitin e kaluar Ursula von der Leyen. Nëse nuk arrihet një akord global, Evropa do të shkojë e vetme me një taksë dixhitale kishte thënë ajo.

Lexo po ashtu:  Çfarë shkruante Ismail Kadare në vitin 1974 për At Gjergj Fishtën

Një numër vendesh Evropiane kanë shtyrë përpara me taksën dixhitale. Britania ka filluar të aplikojë një taksë 2% që prej muajit Prill ndërsa Franca do ta bëjë këtë vit me një taksë 3%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *