Poezi nga Vesna Parun

Neandertalët,
përndryshe gja
kundër tyne s’kam,
gjysmën e njerzillëkut
gjuejt n’tavë
e kanë,
e pjekën
e zhvatën
shtetin
e banën.
Se qysh ua blun
“lukthi”, dihet.
I bje: që s’dihet.
M’rrove t’rrova
brisku i berberit.
Tash buxheti
i mshel birat n’veti
me bukë.
Ujku i ngimë,
botha pa vrimë.
Fqinjët po thojnë:
Ai shtet asht lole!
E shteti ua citon
Augustinin
e Monikën,
“De civitate Dei”
prore.
Por në atë,
civitat qesharak
Perëndie,
a nuk ja grabiti– prej
frike që vdes uni-
harmonikën kryeministri
nji Gabeli?
E me hambarët plot
krenari
vrapoi,
tue britë:
e keni dashtë ju
gjitarë
nji burrë
që s’ka
as bole
as mustaqe!
Eh po tash
nuk e keni.
Qe merreni
njikëtë Bricë!
Dorën n’zemër
bole s’ka por
ka cicë
aty perënditë
e dy ernave
duhan pinë.
Pra guri jem i varrit
shpëtoje shpirtin.
Nën mbrojtjen e Shën Domnit
ju me shnet e bajshi
mue prej juve
për këtë jetë
vneri m’plasi.

Përktheu Vlora Konushevci

Lexo po ashtu:  Kostandin Kristoforidhi dhe Aleksandër Xhuvani, jeta dhe vepra e kollosëve të arsimit shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *