Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se pas aksionit të zhvilluar në komunën e Shtërpcës ka arrestuar 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i komunës e zyrtarë të tjerë.

Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës përkatësisht njësia e Krimeve Ekonomikë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, kanë zhvilluar një aksion të gjerë kundër korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Siç bëhet e ditur në njoftim aksioni është duke u zhvilluar ende.

“Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  Qeveria e Kosovës miraton vendimin për subvencionimin e energjisë prej 90 milionë euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *