Komuna e Mitrovicës së Veriut sot ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Sipas tij, sot inspektorati do të ua kumtoj vendimin palëve për shtyrjen e afatit deri në 14 ditë.

“Shtyhet afati për dy javë. Sot Inspekcioni shkon dhe do ua kumtojë informacioni që shtyhet për dy javë, ose 14 ditë”, ka thënë shkurt Atiq.

Ndryshe, përmes një njoftimi komuna kishte bërë të ditur se pas lirimit të kësaj ndërtese do të ketë intervenime për rregullimin e objektit.

Ndërsa, Lista Serbe, përmes një deklarate, kishin bërë të ditur se punonjësit e institucioneve të Serbisë janë njoftuar se duhet të largohen nga objekti i Republikës së Kosovës brenda tri ditësh.

“Pas ftesës së komunitetit ndërkombëtar që kryetarët e paligjshëm të komunave të punojnë nga lokacione alternative, ata shkuan një hap më tej dhe duan të na i marrin edhe hapësirat tona”, shprehet e shqtësuar SRPSKA.

Lexo po ashtu:  Burgosja e ish-krerëve të UÇK/ Rama: Turp i Këshillit të Evropës, gjeni kurajon dhe kërkoni falje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, habiti popullin e Kosovës, kur të mërkurën tha se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për largimin e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *