Për këtë arsye Apple ka vendosur të shtyjë aktivitetin. Shtyrja mund të jetë si rezultat i disa faktorëve të lidhur ngushtë me koronavirusin dhe problemet që ka shkaktuar në zinxhirin e prodhimit.Shtyhet debutimi i Apple iPhone “low-cost”

Pak muaj më parë u raportua se Apple kishte planifikuar një aktivitet në Mars i cili do të kishte në fokus një telefon buxhetor që do të quhet iPhone 9 ose iPhone SE 2.

Por një raportim i fund nga CultOfMac, kjo me shumë gjasa nuk ka për të ndodhur. Një burim i Apple tha për sajtin se problemet me prodhimin do të vonin linçimin e iPhone të ri.

Për këtë arsye Apple ka vendosur të shtyjë aktivitetin. Shtyrja mund të jetë si rezultat i disa faktorëve të lidhur ngushtë me koronavirusin dhe problemet që ka shkaktuar në zinxhirin e prodhimit.

Edhe vetë aktiviteti i zhvilluesve të Apple WWDC i cili do të mbahet në muajin Qershor, një eveniment shumë i rëndësishëm vjetor është në rrezik.

Asnjë prej këtyre nuk është konfirmuar por Apple ende nuk ka dhënë një datë as për aktivitetin e muajit Mars as për konferencën WWDC.

Përveç iPhone me kosto të përballueshme që duhej të kushtonte 399 dollarë, spekulimet flasin për një MacBook Pro 13-inç. Lajmi për anulimin e një tjetër aktiviteti vjen pas anulimit të MWC, Facebook F8, Google I/O, SXSW dhe E3.

Lexo po ashtu:  “Shkodra në mëngjese”. Përshkrimi fantastik i Shkodrës në poezi, nga Ernest Koliqi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *