Edhe festivali ‘Ultra Europe” është shtyrë për vitin tjetër.

“Me zemër të thyer duke marrë shkas nga pandemia Covid-19 edicioni i 8 i “Ultra Europe” i parashikuar për datat 10-12 Korrik të këtij viti që do të mbahej në Park Mlade21 është shtyrë për në datat 9-11 Korrik të vitit 2021.
Kjo për shkak të krizës së madhe të shkaktuar nga pandemia Covid-19 dhe për ne është prioritet shëndeti dhe siguria e fansave tanë si dhe stafit që punojnë për ne.
Biletat janë të vlefshme dhe do të përdoren në festival vitin tjetër. Pë ata që nuk e kanë të mundur do të kompesohen dhe për këtë kemi gjetur një mënyrë.
Ne do të vijojmë të ndjekim zhvillimet e pandemisë sëbashku me autoritet përkatëse dhe ju këshillojmë të qëndroni të sigurtë në shtëpi, të lani duart, të respektoni distancën sociale dhe të jeni të mirë me të tjerët. Mezi presim të rikthehemi vitin tjetër në Kroacinë e bukur ku do të mbahet Ultra Europe 2021.”- thuhet në njoftimin e stafit të ‘Ulta Europe’ në postimin e tyre në faqen zyrtare në Instagram.

Lexo po ashtu:  Anulohet “Sunny Hill”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *