Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paralajmëruar për nesër në orën 11:00, është shtyrë.

Në një njoftim nga Kuvendi, thuhet se mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër, pa treguar arsyet, transmeton Zeri.info.

Në anën tjetër, sot gjatë ditës KMDLNJ ka rekomanduar që të pezullohen aktivitetet e Kuvendit gjatë javës që po vjen për shkak të përshkallëzimit të pandemisë COVID-19.

“Për shkak të përshkallëzimit të pandemisë me COVID-19 dhe shkaku deputetë dhe administrata janë prekur nga COVID-19 dhe se ende po bëhen testet, KMDLNj rekomandon Kryesinë e Kuvendit të mos mbajë mbledhje sikur që as komisionet të mos mblidhen”, thuhet në rekomandimin e KMDLNJ-së.

Lexo po ashtu:  Kaosi në SHBA/ VOA: Katër grupe ekstremiste dyshohen të jenë përfshirë me dhunën në protesta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *