Koordinatori për komunikimin Strategjik në Këshillin Kombëtar të Sigurisë së SHBA, John Kirby, ka deklaruar gjatë një interviste për CNN se shanset për një konflitkt direkt me Rusinë, janë shumë të larta aktualisht.

Kjo nuk ka dyshim që rreziqet janë shumë të larta, citohet ai.

Komentet pasojnë shqetësimet dhe akuzat e përsëritura të palës ruse se furnizimi me armë i Ukrainës nga Perëndimi çon në përshkallëzim të konfliktit. Deri më tani vetëm SHBA ka dërguar në Ukrainë 17 miliardë dollar armë dhe municione, përfshirë edhe sisteme të tilla të sofistikuara, “HIMARS”. Furnizimet kanë rritur tensionet mes dy fuqive bërthamore, duke e kthyer Ukrainën në një zonë eksperimantale të ballafaqimit të nivelit të lartë në shekullin tonë. Dhe përshkallëzimi duket se është pjesë e strategjisë amerikane që po lodh Rusinë përmes Ukrainës për të imponuar mandej lëvizje të tjera kufizuese duke vepruar ndërkohë në nivel propagande me idenë e Putinit të çekuilibruar.

Lexo po ashtu:  Trump i dërgon letër Vuçiqit: Faleminderit për punën drejt paqes dhe mirëqenies në Ballkan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *