Një meme po qarkullon së fundi në rrjet lidhur me servilizmin proverbial të liderëve të Prishtinës për ti ndryshuar emrin liqenit të Ujmanit. Pas takimit në Shtëpinë e bardhë nën drejtimin e presidentit Trump, kryeministri Avdullah Hoti e priti me ekzaltim propozimin për ti dhënë atij emrin e Donald Trump. Ndonëse Trump njëherë na etiketonte si komb musliman dhe një herë tjetër na zhvendoste në lindjen e mesme, Hoti të cilit Vetvendosja ia ka zëvendësuar gërmën e parë të mbiemrit me një “K”, i tha aty për aty po një propozimi të ambasadorit Grenell.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar atëhere në Facebook se e ka mirëpritur “propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”.

Por tani që Trumpi po bie e bashkë me të edhe marrëveshja paraelektorale që ai shfrytëzoi në fushatë, e gjithë kjo histrori po shndërohet në një anekdodë që nuk meriton më shumë sesa një të qeshur të hidhur.

Lexo po ashtu:  Tha Sami Frashëri...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *