Shumë pak informacione ka pasur rreth krijuesit të Bitcoin, por një provë e re mund të zbulojë arsyen pse.

Një analizë e hershme në kodin e Bitcoin sugjeron se Satoshi Nakamoto ka përdorur një server proxy në Rusi për të maskuar vendndodhjen e tij.

Sipas një raporti të Cointelegraph, një seksion i kodit të hershëm të bitcoin të lë të kuptosh përdorimin e këtij proxy.

Kodi të çon drejt një adrese IP të një kompanie Ruse të internetit Anders Telecom që so tnuk ekziston më. Ashtu si një VPN, një proxy fsheh vendndodhjen fizike të një adrese IP.

Nakamoto si duket ka përdorur një server proxy Rus për të shmangur gjurmimin. Bisedat mes Satoshi dhe anëtarëve të parë të komunitetit Bitcoin janë realizuar duke fshehur identitetin.

Gjurmimi i adresës IP të çon tek një përdorues me emrin “Sergey.” Pse ka përdorur Satoshi një proxy Rus? Ose Satoshi është një Rus me emrin Sergey ose për të përdorur qëndrimin dyshues të Rusisë ndaj internetit dhe perendimit.

Lexo po ashtu:  «Shqyptarë! me vllazën jeni tue vram, dhe në njëqint çeta jeni shpërndam»

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *