Nga Dr. Tassos Anastasiades, Zëvendës Drejtor në Shkollën Finlandeze

Shkolla Finlandeze ofron edukim cilësor ndërkombëtar për fëmijët nga mosha 2 deri në 18 vjeç, duke ofruar në të njëjtën kohë një ambient të sigurt të mësimit i cili zhvillon dhe inkurajon të gjithë nxënësit të rrisin kënaqësinë ndaj mësimnxënies dhe të aspirojnë drejt arritjeve akademike duke përdorur metodologji të mësimdhënies finlandeze. Përdorimi inovativ i të dhënave si dhe objektivat e qarta të mësimnxënies përdoren në mënyrë që nxënësit të dijnë saktësisht se çfarë janë synimet e mësimit. Vlerësimi bëhet në bazë të aftësive gjë e cila ndikon në nxitjen e progresit personal të secilit nxënës.

Në Shkollën Finlandeze, ne përdorim të dhëna të detajuara për të personalizuar planet e mësimit. Shkolla zbaton vlerësime të GL Education si Testi i Aftësive Kogntive (CAT4), Testi i Serisë së Progresit (PT Series), dhe Vlerësimin rreth Leximit (NGRT) duke përfshirë këtu edhe ndjekjen e pritshmërive të kurrikulës në secilën lëndë. Përmes këtyre të dhënave, mësimdhënësit kanë një përmbledhje të veçantë rreth aftësive të secilit nxënës dhe iu ndihmon në personalizimin e planeve mësimore të tyre.

Dokumentet e posaqme përfshijnë rezultatet nga CAT4, NGRT, dhe vlerësime të tjera të brendshme dhe komente të cilat pasqyrojnë secilin nxënës individualisht, duke përfshirë këtu edhe objektivat mësimore nga kurrikula. Këto vlerësohen çdo 6 javë duke iu mundësuar edhe mësimdhënësve një qasje më të afërt dhe më të detajizuar të progresit të nxënësve gjatë tërë vitit. Në këtë mënyrë, prindërit dhe nxënësit janë të informuar gjatë tërë kohës rreth progresit të nxënësve dhe rrugëtimit të tyre të mësimit. Në të

Lexo po ashtu:  Dita e gjuhës amtare. Ta ruajmë gjuhën shqipe, amanet!

njëjtën kohë, kemi hapësirën që të diskutojmë dhe të identifikojmë fushat në të cilat nxënësit kanë nevojë për mbështetje shtesë.

Inkurajimi i mësimnxënies dhe metodologjia finlandeze

Të dhënat promovojnë mësimnxënie efektive – stimulimin e aftësive të mendimit kritik dhe të zgjidhjes së problemeve të cilat janë të nevojshme për nxënësit gjatë arritjes së objektivave të kurrikulës. Këto informata fuqizojnë nxënësit të flasin rreth mësimnxënies së tyre dhe ndihmon ata të identifikojnë se në çfarë niveli të mësimit janë, duke iu ndihmuar të vetmenaxhojnë progresin e tyre.

Nxënësit mbledhin dëshminë e mësimit të tyre në portfolio dixhitale dhe në Seesaw ku ndjekin progresin e tyre gjatë tërë kohës. Çdo 6 javë ata raportojnë rreth mësimit të tyre në konferencën me prindër dhe nxënës ku rishikojnë edhe punimet e tyre dhe dëshminë e mësimit së bashku me prindërit.

Pëfshirja e stafit

Vlerësimi dhe zbatimi i tij në shkollën tonë bëhet në bashkëpunim të ngushtë me mësimdhënësit ku të dhënat ndahen në mënyrë mjaft transparente. Ne inkurajojmë mësimdhënësit të përdorin këto të dhëna dhe duke aplikuar ato në objektivat e mësimnxënies së nxënësve.

Lexo po ashtu:  Boiken Abazi: Para me helikopter dhe një pakt i ri - "Pandemia e ka çmitizuar “tregun e lirë”. Anembanë rruzullit tokësor të gjithë i kanë kthyer sytë nga shteti për ndërhyrje në ekonomi, për shpëtim."

Analiza nga pyetjet e vlerësimeve të GL poashtu ndihmon në identifikimin e fushave në të cilat nxënësit kanë nevojë për mbështetje shtesë, si dhe në personalizim të mësimit. Duke zbatuar këto vlerësime,

Shkolla Finlandeze ka rritur dhe stimuluar bisedat rreth mësimit mes prindërve, nxënësve, dhe mësimdhënësve.

Përdorimi i të dhënave në përmirësim të shkrim-leximit

Shumica e nxënësve në shkollën tonë mësojnë gjuhën angleze si gjuhë të dytë, andaj ekipi ynë është në dijeni se aftësitë në shkrim dhe lexim në këtë gjuhë janë një fushë së cilës duhet t’i kushtohet mjaft rëndësi. Nxënësit të cilët identifikohen nga CAT4 që kanë nevojë shtesë në aftësi të komunikimit vazhdojnë të vlerësohen edhe nga vlerësimi NGRT. Një pjesë e nxënësve, sidomos ata të sapo ardhur në shkollën tonë, kanë nivel të ulët të shkrim-leximit, prandaj këto të dhëna ndihmojnë shumë në identifikimin e nivelit në faza shumë të hershme. Krahasimet e faktorëve të ndryshëm si plotësimi i fjalive, kuptimi pas leximit, etj, ndihmojnë në dallimin e nxënësve të cilët kanë nevojë për mbështetje shtesë dhe nxënësit të cilët tashmë kanë fituar aftësitë e kërkuara.

Lexo po ashtu:  “Asnjë ndëshkim nuk është shumë i madh, për atë njeri që e ndërton madhështinë mbi rrënojat e vendit të tij.”, - George Washington

Si shkollë kemi krijuar një ambient mbështetës, bashkëpunues dhe jokonkurrues, i dizajnuar në atë mënyrë që nxënësit të arrijnë sukses. Mësimdhënësit besojnë që të gjithë nxënësit munden dhe mësojnë, janë gjithmonë në gatishmëri t’i mbështesin nxënësit në çdo sfidë, duke iu ofruar kohën e nevojshme për të mësuar.

Ashtu si në Finlandë, mësimdhënia dhe mësimnxënia janë të strukturuara që të zhvillojnë një bazë të fuqishme të përvetësimit të diturisë, dhe konceptet kyqe rishikohen shpesh në mënyrë që nxënësit në nivele të ndryshme të kenë mundësinë t’i mësojnë gjërat bazike si dhe të zgjerojnë njohuritë në fusha të ndryshme. Nxënësit krijojnë diçka pothuajse çdo ditë nga ajo çfarë kanë mësuar…të dhënat vetëm se na mbështesin për t’u siguruar që t’iu ofrojmë sfida të nevojshme tëmësimit të cilat rezultojnë në arritshmëri dhe sukses tek secili individual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *