Para disa kohësh jam ndarë nga partnerja ime dhe kam rënë në një gjendje depresioni, përpiqem të qartësoj se ç’ka ndodhur dhe të kuptoj nëse ka mundësi rikuperimi ose të gjej forca për të ndryshuar rrugë.

Me ish-bashkëshorten jemi ndarë, nuk kishim marrëdhënie prej dy vitesh dhe jetonim në shtëpi të ndara derisa në qershor të vitit 2017 njoha një vajzë dhe pas 20 ditësh komunikimi me SMS, filluam të dilnim. Marrëdhënia jonë po shkonte mirë, me përjashtim të ndonjë debati të vogël, por në përgjithësi ishte gjithçka në rregull. Kur e kuptova që kisha rënë në dashuri me këtë person, ajo zbuloi që djali nga martesa me ish-gruan, nuk ishte djali im biologjik, por kisha pranuar të bëhesha babai i tij. Kjo gjë e shqetësoi partneren time dhe filloi të më kërkojë më shumë vëmendje për të e më pak për tim bir 13-vjeçar, pasi sipas saj i kisha dhënë shumë.

Gjatë kësaj periudhe, ish-gruaja ra në kontakt përmes rrjeteve sociale me partneren time duke e fyer atë dhe ajo si kundërpërgjigje m’u shfry mua për këtë situatë. Tani gjendja është jashtë kontrollit, rreth 20 ditë më parë isha duke kaluar pasditen e së shtunës me tim bir, kur ajo më shkruajti e zemëruar se historia jonë kishte marrë fund dhe ditën pasardhëse kur ishim të ftuar në një dasmë, të shkonim vetëm sepse unë nuk ekzistoja më për të . Dhe kështu ndodhi.

Lexo po ashtu:  4 breza mekanikë/ Njihuni me mekanikun 8- vjeçar nga Berati që po i magjeps të gjithë

Dhjetë ditë më parë më kërkoi të merrja gjërat që më kishin mbetur në shtëpinë e saj dhe kështu bëra. Ndërsa isha tek ajo, i kërkova të më jepte mbrapsht unazën e fejesës sepse doja të gdhendja emrat tanë, por ajo duke qarë, më tha se nuk donte të ma jepte edhe pse ia shpjegova arsyen. Më pas më tha se në gjendje zemërimi kishte pranuar disa kërkesa për miqësi në Facebook dhe kishte filluar të dilte me një djalë, por nuk kishte ndodhur asgjë sepse nuk i ishte dukur interesant. Në atë moment, u përqafuam, u puthëm dhe bëmë dashuri si asnjëherë më parë duke më pëshpëritur se i pëlqeja shumë. U largova nga ajo duke i thënë se mendoja për të dhe kisha shpresë për ne.

Mëngjesin tjetër më shkroi dhe më tregoi se nuk kishte qenë plotësisht e sinqertë me mua dhe se e kishte puthur atë djalë.  Kjo gjë më shkatërroi psikologjikisht, i thashë ç’mendoja dhe se nuk e meritoja atë që më bëri, u zumë në telefon dhe tashmë po vuaj si një qen duke i premtuar vetes se do ta harroj. Ditën tjetër i dërgova mikeshës së saj të ngushtë ftesë miqësie në Facebook dhe menjëherë më vjen një telefonatë nga ajo duke më thënë se unë e neverisja pa e ditur motivin se pse e kontaktova.

Lexo po ashtu:  Lulet që mbillen në mars: Për kopshtin më të larmishëm gjatë verës!

Rreth 4 ditë më parë më dërgoi një SMS ku më kërkonte një dekoder dhe më pas më telefoni për të më bërë të njëjtën pyetje, por unë e mbylla me vendosmëri telefonatën. Ditën tjetër më shkroi se donte të ndante diçka të re në lidhje me qenin që i kisha dhuruar, por nuk iu përgjigja. Pak më vonë më shkroi për të më kërkuar falje dhe ta harroja atë që ndodhi, por ishte në një moment gëzimi dhe se po mendonte për mua.

Ditën tjetër iu përgjigja, por më pas e fshiva mesazhin dhe ajo duke parë mesazhin e fshirë, më nisi dy pikëpyetje. Unë iu përgjigja që ia kisha dërguar gabim dhe ajo më tha se i kisha çuar një mesazh që nuk ishte për të. Iu përgjigja se më ishte bërë zakon, por më shkroi diçka dhe e fshiu pa arritur ta lexoja unë dhe më pas bllokoi të gjitha mundësitë e kontaktit me të.

Lexo po ashtu:  Në verë gjenden kudo. Por ku shkojnë mushkonjat në dimër?!

Tashmë, siç shihet nga ato që kam shkruar (dhe kërkoj falje) po tregoj që jam i dëshpëruar dhe sinqerisht që ashtu ndihem, megjithatë do të më pëlqente të kisha disa përgjigje për disa pyetje në mënyrë që të kuptoj se si të dal nga kjo gjendje.

Përse, pavarësisht gjithçkaje ajo vendosi t’i jepte fund raportit tonë edhe pse i pëlqente? Personin me të cilin po del tani e ka njohur ashtu siç më tregoi, apo ekzistonte që më parë? A mund të shpresoj që ajo do të reflektojë dhe të kthehet në rrugën e duhur, pra me mua?

Përse këto lojëra bllokimi e zhbllokimi kontaktesh dhe për çfarë arsyeje më tregoi se del me një tjetër? Si mund të dal nga kjo krizë? Jam 43 vjeç dhe ajo është 38. Ajo gjithashtu vjen nga një martesë që ka përfunduar keq dhe ka një vajzë 9 vjeç që është shumë xheloze për mua. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *