Kur revista “Forbes” publikoi listën e miliarderëve, midis 60 hebrenjve nga 1 miliardë dollarë e sipër, nuk mund të mungonte edhe një emër: Jan Koum. Pasuria: 9.2 miliardë dollarë. Ai është njeriu i 170-të më i pasur i botës, i 52-ti në SHBA dhe i 28-të nga miliarerët në fushën e teknologjisë.

Jan Koum është bashkëthemelues dhe CEO i WhatsApp. Aplikacionit të mesazheve në telefonat celularë, të blerë nga Facebook në shkurt të vitit 2014 për 19.3 miliardë dollarë. Pikërisht në këtë vit, ai hyri në listën e miliarderëve, me një vlerë prej 7.2 miliardë dollarë.

“Unë dua të bëj vetëm një gjë dhe ta bëj mirë atë”, është motoja e Jan Koum.

Koum u lind më 24 shkurt 1976 në Kiev, Ukrainë, asokohe pjesë e Bashkimit Sovjetik. 16 vjeç, ai shkoi me ëmën e tij në Mountain Vieë, Kaliforni, ku falë një programi social familja e tij mori një apartament të vogël.

Ndërsa nëna e tij punonte si bejbisiter, Koum punonte si pastrues në  një dyqan ushqimoresh. Në moshën 18 vjeç ai shfaqi interesim për programimin. Ai u regjistrua në Universitetin Shtetëror të San Jose dhe njëkohësisht punoi në Ernst & Young si një kontrollor i sigurisë.

Lexo po ashtu:  4 gratë e mbretit. Një histori që të mëson kujt t’i japësh rëndësi në jetë…

Në vitin 1997, Jan Koum ishte punësuar nga Yahoo si inxhinier i infrastrukturës, pak pasi u takua me Brian Acton kur ishte duke punuar në Ernst & Young si një testues i sigurisë. Gjatë nëntë viteve të ardhshme, ata punonin së bashku në Yahoo.

Në shtator 2007, Koum dhe Acton u larguan nga Yahoo duke bërë një vit pushim, duke udhëtuar përreth Amerikës së Jugut. Të dy aplikuan dhe nuk arritën të punonin në Facebook.

Në janar të vitit 2009, ai bleu një iPhone dhe kuptoi se App Store, atëhere e hapur prej shtatë muajsh ishte gati të hapte një industri të re të aplikacioneve.

Ai vizitoi mikun e tij Alex Fishman dhe të dy folën për orë të tëra rreth idesë së Koum për një aplikacion.

Koum pothuajse menjëherë zgjodhi emrin WhatsApp sepse ai tingëllonte si “çfarë ndodhi”, dhe një javë më vonë në ditëlindjen e tij, më 24 shkurt 2009, ai themeloi kompaninë WhatsApp Inc. në Kaliforni.

Lexo po ashtu:  Nuk duhet të kemi frikë nga plakja, është një privilegj që shumë nuk e kanë!

Në tetor 2009, Brian Acton bindi pesë ish-shokë të tij te Yahoo të investonin 250,000 dollarë në fondin bazë dhe të merrnin statusin e bashkëthemeluesit.

Në nëntor 2009, aplikacioni u fut në App Store për iPhone dhe më pas u zhvillua një version për telefonat BlackBerry.

Në prill 2011, Sequoia Capital investoi rreth 8 milionë dollarë për më shumë se 15 për qind të kompanisë dhe dy vjet më pas, 2013, Sequoia investoi 50 milionë dollarë. WhatsApp u vlerësua me 1.5 miliard dollarë.

WhatsApp u bë popullor në një kohë të shkurtër, dhe kjo tërhoqi vëmendjen e Facebook. Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, kontaktoi së pari Koumin në pranverën e vitit 2012. Të dy filluan takimin në një kafene në Los Altos të Kalifornisë, pastaj filluan një seri darkash dhe ecjesh në kodrat mbi Silicon Valley.

Më 9 shkurt 2014, Zuckerberg i kërkoi Koumit të darkonte në shtëpinë e tij dhe zyrtarisht propozoi Koumit për t’u bashkuar me bordin e Facebook-it – 10 ditë më vonë, Facebook njoftoi se ishte duke blerë WhatsApp për 19.3 miliardë dollarë (Forbes deklaron se u shit 22 miliardë dollarë në kesh dhe aksione).

Lexo po ashtu:  Shqipëria ‘kthen nderin’, vullnetarët shqiptarë ushqejnë turqit e pas-tërmetit në Elazig

Nëntë vjet pas themelimit, më shumë se 1.2 miliard njerëz nga 180 vende përdorin WhatsApp për të qenë në kontakt me miqtë dhe familjen, kurdo dhe kudo, për të dërguar mesazhe tekstuale dhe telefonata zanore dhe me video, imazhe dhe media të tjera, dokumente si dhe vendndodhjen e përdoruesit.

Izraeli është një nga tregjet më të forta të WhatsApp-it në drejtim të penetrimit. Sipas portalit ekonomik izraelit, Globes, deri në vitin 2013 aplikacioni u instalua në 92% të të gjithë telefonave inteligjentë, ku 86% e përdoruesve raportojnë përdorimin e përditshëm. Tipari i chatit të grupit WhatsApp thuhet se përdoret nga shumë familje izraelite për të qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin.

WhatsApp konkurron me një numër shërbimesh të mesazheve me bazë aziatike (që nga viti 2014 janë shërbime si WeChat (468 milionë përdorues aktiv), Viber (209 milionë përdorues aktivë) dhe LINE (170 milionë përdorues aktivë./Izraeli Sot/ MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *