Deputeti i VV-së, Liburn Aliu, ka treguar se si rrodhën ngjarjet deri në formimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Fillimisht organizata KAN filloi me aksione simbolike dhe protesta, por që më pas u vendos për afrim më të madhe në politikë.

“Nga viti 2002 ka qenë ideja e konceptit të vetëvendosjes”, ka thënë Aliu në emisionin DPT.

“Ka qenë koncept që të e kemi pasur në të kaluarën. Kur u pata arrestuar në vitin 1997 pata thënë para gjykatësit serb se dua vetëvendojse për popullin tim. Ideja e vetëvendosjes ka qenë ajo e cila ka ndërtuar politikisht, pasi që na imponohej kjo ideja e standarteve. Na thonin plotësoni standartet që të mund të uleni në tavolinë me Serbinë, e pastaj të flitej për ndonjë status pa na pyetur ne a dëshirojmë pavarësi, bashkim me Shqipërinë apo tjetër çka”

“Shumica prej nesh i lanë edhe punët e tyre për tu marrë me organizatën. Nuk kishim fare donacione, ishim të limituar. Kujtoj se na ndihmonin edhe të blinim sprejin. Unë kisha fatin se gruaja punonte, dhe i tregova asaj se dëshiroja të angazhohem intensivisht me organizatën, dhe fatmirësisht ajo u pajtua me mua”, shpjegon ai.

Lexo po ashtu:  Libri i gazetarit Woodward: Trump ndryshoi politikën ndaj Palestinës pasi Netanyahu i serviri një video të rreme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *