Idetë tona mbi fakte dhe personazhe të së kaluarës janë të mbushura me klishe. Ndonjëherë të lindura nga ekuivokë, ndonjëherë të përhapura me mjeshtëri

Mes rasteve që kanë bërë më shumë bujë janë Protokollet e të Urtëve të Sionit, dokument që flet për një komplot hebraik me synim dominimin global. U krijua nga antisemitë rusë në fillimin e nëntëqindës. Në epokën moderne kanë qenë gjithashtu ditarët falsë të Hitlerit (të marrë si të mirëqenë nga revista gjermane Stern) apo botimi në vitin 2011 i disa ditarëve që u tha të ishin të Benito Mussolinit, falsiteti i të cilëve u vërtetua që në vitin 2007

Egjiptianët ishin skllavopronarë dhe barbarët shkaktuan rënien e Romës. Galileo tha “e megjithatë lëviz” dhe Vespasiani ishte ai që shpiku banjat publike.

Mendoni që janë të vërteta historike me bazë?

Gaboheni! Ashtu si dhe fakte dhe thënie të tjera të së kaluarës, janë klishe të lindura vite më parë dhe shumë të vështira për t’u zhdukur. Sepse historiografia për shekuj të tërë ka qenë partizane dhe e pasaktë dhe historia si disiplinë shkencore është e vonë. Për të mos folur për ato raste kur propaganda ka futur hundët. Po si lindin dhe si zënë vend gënjeshtrat historike? Përpiqet ta shpjegojë historiani italian Emilio Gentile…

Shumë klishe janë frut i traditave të lashta. Mbi cilët burime janë bazuar historianët nëpër shekuj? Dhe kur ka ndodhur që historiografia u shndërrua në një shkencë?

Që në kohët e historianit Herodot, që konsiderohet babai i studimeve historike, burimet kanë qenë më të shumëllojshmit: nga dokumentat, tek monumentet, nga rrëfimet legjendarë tek ata të udhëtarëve të ndryshëm. Ndërsa historiografia moderne mori formë në shekullin Tetëqind. Vetëm atëherë studiuesit nisën të kenë një qasje më rigoroze, të frymëzuar nga metoda shkencore, që privilegjoi analizën dhe ballafaqimin e dokumentave dhe që e ngriti historinë në dinjitetin e “shkencës së dijes”.

Lexo po ashtu:  “Unë e dua tradhtinë, por e urrej tradhtarin!” - Jul Çezari, mitet dhe të vërtetat mbi perandorin e famshëm romak

Po në kohërat e lashta, historianët nuk i verifikonin faktet?

Në lashtësi kalohej me lehtësi nga historiografia tek propaganda, e deri tek biografitë: kush merrej me shkrime historie përdorte zhanre letrarë të përzier mes tyre me qëllimin që të lartësonte apo denigronte. Mbizotëronte lartësimi i të pushtetshmëve të momentit (ose në Mesjetë, biografia e shenjtëve) apo dominonin kuriozitete dhe anektoda, në kronika dhe rrëfime të cilëve u mungonte reflektimi kritik. Një shembull ofrohet nga biografitë e shkruajtura mes shekullit I dhe II pas Krishtit nga historiani romak Gaio Svetonio Tranquillo dhe, më vonë, nga rindërtimet e firmosur prej kolegut të tij Cassio Dione, tekste që janë në fakt në themel të shumë klisheve të sotme mbi Romën e lashtë. Megjithatë, edhe në epoka të largëta, janë shkruajtur vepra më analitike, si për shembull “Lufta e Peloponezit” e athiniotit Tucidid.

Pra, shumë ide mbi të kaluarën janë pasojë e një historie të shkruajtur në mënyrë partizane dhe gjithmonë nga fituesit?

Nuk është tërësisht e vërtetë. Edhe pse është e pamohueshme që në shumë raste fituesit kanë imponuar rrëfimin e ngjarjeve apo kanë shkatërruar dokumentat e të mundurve për të eleminuar gjurmët e ekzistencës së tyre.

Cili është shembulli më i lashtë i manipulimit me dashje të realitetit?

Episodi më i famshëm është një falsifikim historik: Constitutum Constantini, Donacioni fals i Konstandinit. Bëhet fjalë për një dokument të kohës mesjetare në të cilin i atribuohet perandorit romak Konstandin I dhurimin e të gjithë perandorisë së perëndimit për Kishën, përfshirë Romën. Të gjithë fetë (dhe më vonë ideologjitë) janë përpjekur që të përshtasin rrëfimet historike për qëllime propagandistike dhe utilitariste. Falsitetin e “donacionit” e demonstroi në vitet katërqind humanisti dhe filologu Lorenzo Valla. Pikërisht filologjia, që vë përballë tekstet e lashtë dhe u verifikon vërtetësinë, ishte një prej të parëve instrumenta të kërkimit historik modern.

Lexo po ashtu:  Mosrespektimi i LANÇ-it nuk është rastësi

Ekzistojnë historianë falsë edhe në kohë më të vona?

Mes rasteve që kanë bërë më shumë bujë janë Protokollet e të Urtëve të Sionit, dokument që flet për një komplot hebraik me synim dominimin global. U krijua nga antisemitë rusë në fillimin e nëntëqindës. Në epokën moderne kanë qenë gjithashtu ditarët falsë të Hitlerit (të marrë si të mirëqenë nga revista gjermane Stern) apo botimi në vitin 2011 i disa ditarëve që u tha të ishin të Benito Mussolinit, falsiteti i të cilëve u vërtetua që në vitin 2007.

Mungesa e frymës kritike, përvec se favorizon qarkullimin e falsiteteve, mund të sjellë mitizimin (apo demonizimin) e epokave të tëra…

Sigurisht: mjafton të përmendësh lartësimin e përhapur të demokracisë athiniote të Perikliut, për të cilën nuk kujtohemi asnjëherë që nuk ishte dhe aq demokratike (në Athinë gratë nuk mund të votonin, për të mos folur për skllevërit). Në të kundërt është ekzagjeruar shpesh teksa është përshkruar Mesjeta me tone shumë negative. Në të vërtetë, gjatë “shekujve të errët” spikatën shumë artistë dhe mendimtarë. Në ndryshim nga falsitetet historike, këta përgjithësime nuk janë frut i manipulimeve të vetëdijshëm, por vijnë prej konvincioneve të gabuar dhe në përgjithësi të sinqertë që janë akumuluar, duke prodhuar të ashtuquajturit mite falsë.

Paradoksalisht, për të zhbërë mitet falsë është thirrur në ndihmë edhe “revizionizmi historik”. A mund të na shpjegoni domethënien?

Lexo po ashtu:  Pse turqit i quajnë shqiptaret Arnaut?

Në kuptimin pozitiv, është një rishikim kritik i interpretimeve historikë mbi bazën e kërkimeve të rinj të dobishëm për të arritur në një dije më të mirë për ngjarjet. Në kuptimin negativ (ai që mbizotëron sot) është në fakt sinonim i interpretimeve historikë të anshëm, të manipulimit të ngjarjeve me qëllime për të lartësuar dikë, apo baltosur dikë tjetër. Ky revizionizëm mund të shkojë deri në negacionizëm, si për shembull raste i atyre që mohojnë genocidin e hebrejve nga ana e nazistëve.

Po si mund të pajtohet subjektiviteti i historianit me anën shkencore?

Për të shmangur subjektivitetin e pashmangshëm historiani duhet të vërë përballë rezultatet e kërkimeve të tij me veprat e studiuesve të tjerë dhe të mbajë gjithmonë në mendje atë që pohonte greku Polibi, sipas të cilit cdo studiues mund të ketë simpati dhe antipati, por kur merr veshjen e historianit duhet të trajtojë miqtë dhe armiqtë me të njëjtin metër.

Cfarë impakti janë duke patur mbi historiografinë e shekullit XXI përdorimi i internetit dhe përhapja e historisë në televizion?

Suksesi i internetit ka përshpejtuar pa dyshim kërkimin mbi informacionet historikë, por edhe përhapjen e thashethemnajave dhe rindërtimeve falsë të ngjarjeve. Për këtë arsye informacionet duhet të analizohen gjithmonë me kritikë, për të vlerësuar besueshmërinë e tyre. Sa për televizionin, ai ka prirjen të ngatërrojë studimet historikë dhe gazetarinë me efekt. Si pasojë vjen sensacionalizmi historik që në terma afatgajtë kontribuon për të deformuar të vërtetën historike. /Storica/

  • Emilio Gentile është profesor i historisë në Universitetin La Sapienza të Romës si dhe ka dhënë leksione në universitete në Australi, Francë dhe SHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *