Nëse jeni si shumica e prindërve, atëherë pyetja “Si ia kalove në shkollë” është një nga gjërat e para që del nga goja juaj çdo ditë kur mbërrini në shtëpi e takoni fëmijët. Por sipas psikologut të licensuar Kristin Wilson në Akademinë Neëport, kjo pyetje në dukje e pafajshme mund të jetë më problematike nga ç’duket.

Ja pse:

“Kur pyesni fëmijën nëse gjërat shkojnë mirë apo jo, ju u jepni atyre mesazhin se doni që gjithçka të jetë në rregull”, thotë Wilson. “Fëmijët nuk duan të zhgënjejnë apo shqetësojnë prindërit e tyre, kështu që ata kanë më shumë gjasa të thonë një përgjigjie që prindërit duan të dëgjojnë ose të besojnë se çdo gjë është në rregull – edhe nëse nuk është ashtu.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Pyetjet që janë shumë të përgjithshme (si “Si shkoi shkolla sot ?”) shpesh prodhojnë përgjigje me një fjalë që nuk ju japin ndonjë informatë për atë që po ndodh në kokën e fëmijës suaj. Pra, për të kuptuar se si ndihet vërtet fëmija juaj, Wilson sugjeron që të pyesin pyetje specifike si: “Si është mërrëdhënia jote me shoqen apo shokun e bangës, Si shkoi provimi ?etj “

Lexo po ashtu:  “Më i miri” apo “më i sjellshmi”?

“Qëllimi përfundimtar është t’i jepni fëmijëve tuaj ndjenjën se jeni të hapur për çdo gjë që kanë për të thënë, qoftë pozitive apo jo aq pozitive. Kështu, ata kanë më shumë gjasa të ndajnë atë që po ndodh në jetën e tyre. ”
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *