Kush e shpiku Babadimrin? Po pemën e zbukuruar? Grazhdi (me apo pa qe dhe gomar) cilës kohe i përket? Ja se si janë shfaqur traditat e festës më të dashur në botë

A lindi Jezusi në vitin zero?

Jo, nuk lindi në vitin e parë të epokës sonë, por më pas ose (pothuajse me siguri) më parë. Rreth vitit 6-7 para Krishtit, sipas shumicës së studiuesve. Nga katër ungjillistët kanonikë, dy (Marku dhe Gjoni) nuk thonë asgjë për këtë temë; një e tretë i kushton një varg telegrafik Krishtlindjes: “Jezusi lindi në Betlehem të Judesë, në kohën e mbretit Herod” (Mateu, 2: 1). Vetëm Ungjilli i Lukës ndalet mbi disa detaje.

Kjo heshtje nuk është befasuese: të krishterët e parë e konsideronin të papërshtatshme që të flisnin për aspekte të caktuara të jetës së Mesisë, të konsideruara tepër “tokësore”.

Por të paktën a ka lindur në 25 dhjetor?

Data e 25 dhjetorit kur Krishtlindja e krishterë feston lindjen e Jezusit është konvencionale dhe është e dokumentuar në kalendarët e festave fetare, duke filluar nga shekulli III-IV pas Krishtit.

Ata që gërmojnë rrënjët e festës së krishterë nuk gjejnë ungjillëzues, në fakt, por një perandor pagan romak dhe një Papë. Perandori ishte Aureliano i cili, duke dashur të unifikojë kulturalisht botën romake, në vitin 274 vendosi me dekret një perëndi të barabartë për të gjithë subjektet (The invictus Sol), duke e caktuar festën (Dies natalis) menjëherë pas solsticit dimëror, kur ditët rifillojnë të zgjaten përsëri. Kështu, të krishterët gjetën Krishtlindjen e një Zoti tashmë të gatshme si festë. Dhe shumë shpejt ata e zëvendësuan diellin me Jezusin. Më pas erdhi Papa, emri i tij ishte Julius I: ishte ndoshta ai që rregulloi zyrtarisht festën në fund të dhjetorit. Kjo ndodhi në vitin 352, kur Krishtërimi kishte qenë i ligjshëm prej 40 vjetësh.

Lexo po ashtu:  Reagon ashpër Sami Lushtaku, i turret Bekim Jasharit: “Ti Bekim, je shndërruar në një figurë prej viktime dhe përçarësi."

Kush e shpiku panettone-n?

Ekzistojnë disa legjenda për lindjen e kekut të Krishtlindjeve italiane par excellence, por një nga më të famshmet tregon se panettone u shpik në Milano nga kuzhinieri Ludovico il Moro.

I pari që shkruajti për një fokaçe të ëmbël që të kujton brumin e panettone-s ishte Cristoforo di Messisbugo, një kuzhinier nga Ferrara i cili në vitin 1549 në librin e tij të gatimit foli për një ëmbëlsirë të bërë në anët e Milanos, e bërë nga mielli, gjalpi, vezët, sheqeri dhe qumështi. Ende nuk kishte rrush të thatë dhe fruta të ëmbëlsuara, por brumi ishte i njëjtë.

Kush e bëri pemën e parë të Krishtlindjes?

Sipas legjendës, ishte San Bonifacio (rreth viteve 673-754) që, për të konvertuar popujt gjermanë, u shembi një lis të shenjtë paganëve dhe, për të dëmshpërblyer këtë veprim, u dha një bredh të vogël të cilin e dekoroi duke vendosur qirinj të ndezur në degët që simbolizonin zbritjen e Shpirtit të Shenjtë në tokë me ardhjen e “foshnjës Jezus”. Një kuriozitet: rreth 40 milion pemë Krishtlindjesh priten çdo vit në Amerikën e Veriut.

Lexo po ashtu:  RREGULLAT VLEJNË PËR TË GJITHË, KRYEMINISTËR! “Shqipëria më ka detyruar të paguaj tarifa rrugore në vizita zyrtare”

Pse vendosen dhurata nën pemë?

Kjo traditë vjen nga Evropa Veriore. Por ai që i sjell ato nuk është vetëm Babagjyshi, por edhe Shën Nikolla i Barit, Santa Luçia dhe Shën Martini (11 nëntor).

Kush i krijoi Babagjyshin dhe Santa Clausin?

Santa Claus (në versionin tonë Babagjyshi) doli nga pena e Clement Clarke Moore në vitin 1823, i cili shkruajti poezinë “Ishte nata para Krishtlindjes”, për të dëfryer fëmijët e tij natën e 24 dhjetorit. Santa Claus i ngjan një nisseni, kukudh i mitologjisë vikinge, dhe udhëton me një slitë që tërhiqet prej drerësh.

Cila është nëna e Babagjyshit?

Mund të thuhet se është ilustruesja suedeze Jenny Nystrom (1854 – 1946), e cila në vitin 1875 ilustroi një seri kartolinash urimi me pamjet e para të një Babagjyshi, siç e njohim sot: megjithatë veshjet e tij janë ngjyrë e gjelbër.

Po kush e veshi verdhekuq Babagjyshin?

Eshtë “faji” i ilustruesit amerikan Haddon Sundblom, i cili në vitin 1930 kodifikoi veshjen ngjyrë të bardhë dhe të kuqe të Babagjyshit. E bëri për markën Coca-Cola, që e përdori më pas Babagjyshin në të gjitha pijet e saj.

Lexo po ashtu:  Intervista e pistë/ Mesazhet propagandistike që Putin i dërgoi botës për luftën

Ku u shfaq ylli i parë kometë?

Artisti i parë që pikturoi yllin e kometës ishte Giotto në Kapelën e Scrovegnit. Që nga ajo kohë, ylli i kometës që udhëheq mbretërit magjistarë drejt Jezusi bëhet gati një dogmë edhe pse tekstet e lashta që tregojnë historinë e Magëve flasin vetëm për një “yll anomal”.

Kur nisa tradita e kaut dhe gomarit?

Kau dhe gomari i futur në skenën e lindjes datojnë nga ungjijtë apokrifë. I pari që i përmend ishte një tekst, mbase daton ndoshta nga shekulli i katërt, të cilit një falsifikues i shtoi firmën e Shën Mateut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *