Telefonat celularë janë një nga pajisjet të cilat mbajnë më shumë mikrobe. Sipas studiuesve këto pajisje janë gati 10 herë më të ndotura se tualeti. Mirëpo, dezinfektimi i celularëve nga mikrobet, është thelbësor, sidomos kohët e fundit, në të cilën Covid-19 po përhapet me ritme shumë të shpejta. Kjo pasi, telefonat nuk janë vetëm mbartës të mikrobeve por janë dhe pajisjet ideale të cilat bëjnë të mundur përhapjen e mikrobeve te njerëzit e tjerë.

Të gjithë telefonat kanë ekrane me prekje dhe mikrobet përhapen lehtësisht nga telefoni juaj në duar dhe fytyrë, duke rritur mundësinë e infeksioneve. Ndaj, studiuesit rekomandojnë të pastroni telefonin tuaj të paktën një herë në ditë, ose më shpesh nëse i keni përdorur ato bashkë me miqtë tuaj. Gjithshtu, është thelbësore të praktikohen zakone të mira higjene të përgjithshme, të tilla si mos marrja e telefonit tuaj në banjë si dhe larja e duarve shpesh.

Më poshtë ju rendisim 4 produktet ideale më të cilën mund të bëni pastrimin e telefonit tuaj pa e dëmtuar atë.

  1. Leckë mikrofibri
Lexo po ashtu:  Përse na zë lemza dhe si mund të shpëtojmë prej saj MENJËHERË; 5 truket më të shpejta

Një nga mënyrat më të lehta për të pastruar shpesh telefonin, veçanërisht pasi dikush tjetër ka prekur ekranin tuaj është të mbani një pako prej leckash të mikrofibrit në çantën tuaj për t’i fshirë shpejt ato. Këto lecka mund t’i porosisni online ose duke i blerë ato në dyqane të cilat merren me shitjen e celularëve.

  1. Kombinimi i alkoolit dhe ujit

Rrobat e mikrofibrave ndihmojnë por gjithashtu mund dhe të përgatisni një dezinfektant për celularin tuaj në kushtet e shtëpisë.  Mund të krijoni një substancë, duke përdorur 60% ujë dhe 40% alkool. Me anë të një lecke pambuku mund të fërkoni lehtësisht celularin tuaj për të hequr mikrobet por duhet bërë kujdes që të mos hedhim më shumë substancë se sa duhet pasi kështu e dëmtojmë atë.

  1. Dezinfektanti i duarve

Përdorimi i dezinfektantit të duarve është gjithashtu një ide e mirë. Shumica e tyre përbëhet me bazë alkooli duke e mbajtur celularin tuaj të pastër për një kohë të gjatë. Mjafton ta aplikoni atë me një pecetë mikrofibre sipër ekranit duke treguar kujdes, që të pastrojmë secilën pjesë të saj.

  1. Pastruesi UV
Lexo po ashtu:  VINI RE! Thellohet skandali i helmimit me hormone, fermerët lushnjarë «Brenda 10 orësh, marrim 23 tonë shalqi»

Pastruesi UV, është një pajisje për të gjithë ata që preferojnë zgjidhjet e shpejta dhe të lehta. Ky pastrues, mund të vrasë 99.9% të baktereve dhe mikrobeve në vetëm gjashtë minuta, duke pasur rezultate 100% efektive dhe afatgjata.

SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *