Lojërat janë një mënyrë natyrale dhe e pëlqyeshme për fëmijët për të qëndruar aktivë dhe të lumtur. Lojërat e zgjedhura lirshëm ndihmojnë në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve. Për të pasur shëndet të mire fizik dhe mendor dhe për të mësuar aftësi të reja për jetën, ata kanë nevojë për mundësi të ndryshme loje të pastrukturuar që nga lindja deri në adoleshencë.

Loja e zgjedhur lirshëm

Loja e zgjedhur lirshëm është kur fëmijët vendosin dhe kontrollonjnë lojën e tyre duke ndjekur instiktet, imagjinatën apo interesat që kanë. Ata luajne pa u drejtuar nga një i rritur. Nuk ka mënyrë të saktë apo të gabuar loje. Loja e zgjedhur lirshëm përmirëson shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve.

Pse është e rëndësishme loja?

Loja (të luajturit) përmirëson mirëqenien konjitive, fizike, sociale dhe atë emocionale të fëmijëve. Nëpërmjet lojës fëmijët mësojnë për veten e tyre dhe botën. Ata mësojnë gjithashtu aftësi që iu duhen për të studiuar, punuar dhe marrëdhëniet me të tjerët si:

  • vetëbesimin
  • vetëvlerësimin
  • elasticitetin (të përshtaten sipas situatës)
  • ndërveprimin
  • aftësi sociale
  • pavarësi
  • kuriozitet
  • menaxhimi i situatave sfiduese
Lexo po ashtu:  Si ta nxirrni gjumin e mëngjesit pa pirë kafe

Zhvillimi i shëndetit fizik nëpërmjet lojës

Lojërat fizike që përfshijnë veprime si vrapi, kërcimi dhe ngarja e biçikletës ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë:

  • gjendje të mire fizike
  • shkathtësi
  • qëndrueshmëri fizike
  • koordinim të mirë fizik

Zhvillimi i aftësive sociale nëpërmjet lojës

Lojërat mund t’i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre sociale me të tjerët. Dëgjimi, vëmendja dhe ndarja e eksperiencave së tyre të lojës me fëmijë të tjerë i ndihmon fëmijët të:

  • eksplorojnë ndjenjat e tyre
  • zhvillojnë vetë-disiplinë
  • mësojnë se si të shprehen
  • menaxhojnë aspektet emotive të jetës

Loja me prindërit/ kujdestarin

Nëpërmjet lojës, prindërit mund të lidhen më shumë me fëmijët e tyre. Një prind apo kujdestar mund të mbështesë dhe të marrë pjesë në aktivitetet e fëmijës së tyre por ata nuk duhet të drejtojnë dhe të vendosin se çfarë ndodh. Është e rëndësishme t’u jepet fëmijëve kohë, liri dhe pavarësi në lojë. Nëse një i rritur vendos se si, çfarë dhe kur një fëmijë duhet të luajë, fëmija nuk do ta shijojë lojën plotësisht.

Lexo po ashtu:  Dhimbja e poshtme e shpinës: Mund të keni mungesë të vitaminës D

Loja dhe teknologjia

Për t’u siguruar se fëmijët kanë kohë për lojë të pastrukturuar e të lirë çdo ditë, prindërit duhet të limitojnë kohën që ata qëndrojnë para ekranit. Sa më i vogël fëmija aq më pak kohë duhet t’i lejohet që të përdorë pajisje teknologjike.

Vendosni kohë dhe vende të caktuara ku nuk përdoret teknologjia si:

  • gjatë vakteve të ushqimit
  • para gjumit
  • dhomat e gjumit
  • kur të keni dalë me familjen

Mos përdorni pajisje teknologjike për të qetësuar fëmijët tuaj apo që ata të kalojnë kohën. Flisni me fëmijët tuaj, luani lojëra ose lexoni një libër së bashku. Tregojini një shembull të mirë fëmijës suaj duke limituar dhe kohën tuaj para ekranit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *