“Ne vazhdimisht bombardohemi me imazhe dhe postime në rrjetet sociale që i bëjnë njerëzit të ndihen sikur kanë nevojë për të arritur përsosmërinë, gjë që është e paarritshme. Unë kam qenë e hapur në lidhje me betejat e mia personale të shëndetit mendor.
Të rritesh në sytë e publikut është shumë presion. Është mjaft e vështirë për këdo jeta gjatë atyre viteve të hershme, por imagjinoni me botën pranë duke ju gjykuar dhe duke komentuar çdo aspekt të jetës dhe zgjedhjeve tuaja. Ndonjëherë mendoj se më bëri të kem një lëkurë më të trashë dhe nuk pendohem që u rrita në atë mënyrë. Por kjo nuk do të thotë që nuk kam pasur kohë të vështira. Vendosa të isha e hapur për atë që po përjetoja dhe për shkak të kësaj, kam marrë reagime nga shumë njerëz që luftojnë me shëndetin e tyre mendor. Përpiqem të përdor zërin tim për të ndihmuar në uljen e stigmës që lidhet me të folurit për shëndetin mendor dhe për të inkurajuar njerëzit të pranojnë veçantinë e tyre.
 
Nuk je vetëm
Ka kaq shumë pritshmëri joreale për gratë në shoqërinë tonë dhe një presion për të qenë dhe për të vepruar në një mënyrë të caktuar. Mediat sociale, patjetër që kanë ndikuar në idenë tonë të “përsosjes” dhe ne shpesh u drejtohemi këtyre platformave për të gjetur të vërtetën dhe komoditetin. Por në fund të fundit, kjo na bën që të gjithë të ndihemi të vetmuar.
Për këdo që po lufton me çështje të shëndetit mendor ose thjesht po kalon një kohë të vështirë, unë dua t’ju them se nuk jeni vetëm.
Unë, në fakt, jam një mbështetëse e madhe për ‘detoksin’ e mediave sociale. Jam akoma e lidhur me to dhe më pëlqen të shoh se çfarë po ndodh, por është e rëndësishme për mua që këtë gjë ta bëj për pak kohë. Mundohem të kujtoj vazhdimisht që të gjithë ndajnë vetëm fotot e tyre më të mira dhe nuk kam pse të ndihem keq kur ata duken më mirë se unë. Jam gjithashtu një mbështetëse e fortë e terapive psikologjike. Më ndihmuan t’u përgjigjem shumë pyetjeve dhe të kapërceja shumë pengesa. Në fillim, nuk ishte e lehtë për mua të isha e hapur me faktin se po luftoja me depresionin dhe ankthin. Ndjeva se kishte një presion për të qenë perfekte, pasi kaq shumë njerëz ma kërkonin këtë. Por pasi mora vendimin të kërkoja ndihmë dhe të isha e hapur për atë që ndieja, ishte një lehtësim kaq i madh. Unë mendoj se pranimi ‘unë jam një qenie njerëzore, jo e përsosur’ është i dobishëm për të gjithë njerëzit.”

Selena Gomez, edhe nëpërmjet markës së saj të kozmetikës ‘Rare Beauty’, zhvillon sensibilizime për vetëpranim dhe shëndet mendor. Ajo shprehet se do të inkurajojë njerëzit të pranojnë bukurinë e tyre natyrale.

Lexo po ashtu:  Njihuni me Emin, shkencëtaren shqiptare në Holandë

‘Rare Beauty’ ka si qëllim që të grumbullojë 100 milionë dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme për t’u dhënë njerëzve në komunitete të caktuara akses në shërbimet e shëndetit mendor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *