Mbipesha konsiderohet si nga sëmundjet më të përhapura, por tërësisht e diagnostifikueshme. Studimet më të fundit kanë shtuar listën e gjatë të arsyeve se pse ju duhet të mbani peshën tuaj nën kontroll. Ndër të tjera, një nga arsyet kryesore, është dëmi që mbipesha shkakton te kockat.

Studiuesit matën nivelet e yndyrës në 106 burra dhe gra të cilët kanë qenë mbipeshë dhe zbuluan se të kesh sasi të larta yndyre posaçërisht në mëlçi, muskuj dhe gjak shoqërohej me marrjen e sasive të larta të yndyrës brenda palcës së eshtrave, e cila mund të çojë në kocka më të dobëta dhe përfundimisht osteoporozë. Ata gjithashtu zbuluan që të mos kesh mjaftueshëm kolesterol të mirë (HDL) në rrjedhën e gjakut sjell më shumë yndyrë në palcën e eshtrave.

Obeziteti ka tendencë të ndryshojë zhvillimin e qelizave burimore brenda palcës së eshtrave për të krijuar më shumë qeliza yndyrore sesa qelizat kockore, sipas Miriam A. Bredella, MD, një profesor i asociuar në Harvard Medical School.

Lexo po ashtu:  Kura natyrale për stomakun, diabetin e artritin

“Ju nuk mund të kontrolloni gjenetikën, se ku jeni të prirur të fitoni më shumë peshë nëse merrni disa kile më shumë’’- thotë Dr. Bredella. “Pra, për fat të keq, nëse ju jeni një nga këta njerëz që marrin peshë shpejt dhe mbi të gjitha trupi prodhon shumë yndyrë brenda organeve tuaja, atëherë thjesht duhet të humbni peshë, duke u kujdesur për regjimin ushqimor dhe duke i kushtuar një vëmendje të veçantë aktivitetit fizik.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *