Dihet prej kohësh që dieta mesdhetare është një nga dietat më të shëndetshme, madje muaj më parë u shpall për të tretin vit radhazi si dieta më e shëndetshme në botë. Hulutimet e fundit tregojnë se një nga përbërësit kryesorë të dietës mesdhetare – vaji i ullirit – mund të përmirësojë shëndetin e zemrës.

Studiuesit i prezantuan hulumtimet e tyre në American Heart Association. Analizat e tyre datojnë që prej vitit 1990 dhe tregojnë se të konsumosh pak më shumë se gjysmë luge gjelle me vaj ulliri ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 15% dhe rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës me 21%.

Vaji i ullirit mund të zëvendësojë acidet jo të shëndetshme, të ngopura dhe me origjinë shtazore me një burim të acideve yndyrore omega-3, që zvogëlon inflamacionin dhe përmirëson kolesterolin.

Yndyra me bazë shtazore si margarina, gjalpi dhe yndyra e qumështit janë më pak të shëndetshme se vaji i ullirit kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës. Megjithatë duhet thënë se shëndeti i zemrës përfshin aktivitet fizik dhe një dietë të ekuilibruar. Vaj i ullirit ndihmon, por nuk bën mrekulli.

Lexo po ashtu:  Mëson për 5 minuta nëse je i infektuar, testi më i shpejtë për Covid-19

Dieta mesdhetare u prezantua për herë të parë në vitin 1993 bashkë me piramidën e saj ushqimore. Nuk ka një listë fikse me produkte, sepse çdo rajon i detit Mesdhe e përshtat atë në bazë të traditës gastronomike.

E përbashkëta e rajoneve të Mesdheut, ku këtu bën pjesë edhe vendi ynë, është gama e gjerë e ushqimeve: perime, fruta, fara, drithëra, vaj i ullirit, kosi, djathi, peshku, vezët dhe vera.

Sekreti i dietës mesdhetare qëndron te freskia e ushqimeve; ato duhet të jenë bio dhe të sezonit. Dieta mesdhetare lejon në sasi të vogla mishin dhe ëmbëlsirat dhe shoqërohet gjithnjë me aktivitet fizik.

Përfitimet e dietës mesdhetare: forcon shëndetin e zemrës, mbron organizmin nga kanceri, parandalon mbipeshën dhe diabetin. Dieta mesdhetare rezulton më e shëndetshme se dieta vegane. Për më shumë informacion, drejtohuni te linku i mëposhtëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *