Është e lehtë të shikosh përreth dhe të shohësh sesi kriza Covid-19 ka nxjerrë jashtë më të keqin tek disa njerëz, nga grumbullimi i mijëra shisheve dezinfektuese e deri tek mbushja e bareve e restoranteve me njerëz, pavarësisht udhëzimeve të shëndetit publik. Megjithatë, individët dhe komunitetet kanë treguar se situatat më të këqija kanë tendencë të sjellin më të mirën tek njerëzit dhe organizatat të cilave u përkasin. Në çdo moment të errësirës, ​​duket se ka momente të panumërta të dritës, gjeste të vogla dhembshurie dhe lidhjeje që lejojnë njerëzit të tregojnë se kush janë, si duan të jetojnë dhe çfarë ka rëndësi për ta.

Për librin e saj Një Parajsë e Ndërtuar në Ferr, shkrimtarja e famshme e fiksionit Rebecca Solnit studioi përgjigje direkte dhe spontane për disa nga fatkeqësitë më të këqija natyrore dhe të bëra nga njeriu në botë – tërmetet vdekjeprurëse në San Francisko dhe Mexico City, Shpërthimi Halifax i 1917, sulmet e 11 shtatorit. “Historia e katastrofës”, shkruan ajo, “demonstron se shumica prej nesh janë kafshë sociale, të uritura për lidhje, si dhe për qëllim dhe kuptim.” Një situatë vërtet e rëndë, aq tragjike sa është, “na tërheq në raste urgjente që kërkojnë të veprojmë, dhe të veprojmë altruistikisht, me guxim dhe me iniciativë në mënyrë që të mbijetojmë ose të shpëtojmë fqinjët tanë, pavarësisht se si votojmë ose çfarë bëjmë për të jetuar. ”

Lexo po ashtu:  Njihuni me shenjat e Horoskopit që shqetësohen më shumë

Një rast evidentues i kësaj teorie të provuar ndodhi gjatë thellësive të uraganit Katrina, i cili shkatërroi në mënyrë të famshme New Orleans, por shkatërroi edhe Bregun e Gjirit të Mississippi. Për javë dhe muaj, jeta e përditshme ishte një luftë – jo vetëm gjetja e ushqimit, rrobave ose pelenave, por gjetja e parave për të paguar për to. Nuk kishte energji elektrike, kështu që nuk funksiononin as sistemet e kartave të kreditit. Degët e bankave u përmbytën dhe makinat e ATM u shkatërruan, kështu që nuk kishte asnjë mënyrë për të marrë para.

Nga kjo situatë e dëshpëruar doli një përgjigje e frymëzuar nga punonjësit në Hancock Bank, një bankë komunitare me qendër në Gulfport, Mississippi, me rrënjë përsëri në vitin 1899. Në ditët menjëherë pas Katrina, punonjësit e bankës, të cilët kishin krizat e tyre personale për t’u marrë,si dyshemetë e shkatërruara, sirtarët dhe kasafortat e bankave në 40 degët e Hancock që ishin shfarosur nga stuhia, së bashku me mbetjet e mbytura nga kazinotë lokale. Ata grumbulluan të gjitha paratë e lagura, me baltë, të ndyra që mund të gjenin, dhe i futën në qese plastike mbeturinash. Ata  me pajisje rrethanore si hekur për hekurosje e të tilla pastruan dhe thanë të gjitha paratë një për një.

Lexo po ashtu:  Tetë shenjat e kancerit të mushkërive edhe nëse nuk pini duhan

Atëherë ata vendosën tavolina të palosshme jashtë degëve dhe shpërndanë para për këdo që e kërkoi atë, edhe pse vështirë se dikush kishte një letërnjoftim, pasi të gjitha pasuritë e tyre ishin zhdukur. Nuk kishte sistem kompjuterik, kështu që punonjësit regjistruan “tërheqjet” në copa letre me emrin, adresën dhe numrin e secilit person. Operacioni i paracaktuar i Hancock shpërndau më shumë se 42 milion dollarë në para të “pastruara”.

Në realitet, kjo shprehje thelbësore e zgjuarsisë dhe njerëzimit i bëri bankën dhe klientët e saj krenarë. Hancock mori mbrapsht më shumë se 99.5% të parave që shpërndau. Depozitat dhe asetet e saj u rritën: Kur klientët shkuan në një degë për të shlyer paratë, ose jo-klientët vepruan po njësoj, ata ishin aq mirënjohës sa hapën një llogari të re, shtuan një llogari ekzistuese dhe përdorën bankën për të marrë hua ose hipotekë në të ardhmen. Drejtori i Përgjithshëm i Hancock, George Schloegel u shpreh se gjëndja shpirtërore e atij momenti ishte, “Ju ishit atje kur unë kisha nevojë për ju. Ju do të jeni banka ime. ” Në vitin pas stuhisë, depozitat u rritën me 1.5 miliardë dollarë.

 

Së fundmi: Aktet praktike, të dobishme të mirësisë janë të mira për njerëzimin, dhe të mira për biznesin. Aktet e mirësisë janë gjithashtu të mira për njerëzit që i bëjnë ato – dhe sa më i prekshëm të jetë akti, aq më mirë është. Akademikët që studiojnë sjelljen “prosociale” (në krahasim me sjelljen “antisociale”) shpesh shënojnë fuqinë e “ndihmësit të lartë”, ose atë që quhet më pak i këndshëm “altruizëm i papastër”. Kënaqësia që vjen nga bërja e gjërave për të tjerët, gjithashtu na sjell dobi. “Është e vështirë të bësh diçka vërtet altruiste,” argumenton profesori i Universitetit të Hjustonit, Melanie Rudd, “sepse gjithmonë ndihemi mirë me veten pasi të kemi kryer atë akt mirësjelljeje.”

Lexo po ashtu:  Pse nu duhet të jeni vetëm tolerantë me fëmijët, arsyet përse psikologët nuk e mbështesin këtë model prindërimi

Po, këto janë periudha të frikshme, të vështira dhe ka të ngjarë të përkeqësohen para se të përmirësohen. Por ndërsa shtrëngojmë kokën me një ngjarje të paraqitur në lajme, ose i hedhim duart në dëshpërim duke pyetur veten se si kompania jonë mund të bëjë ndryshime, më mirë mendoni sikurse rasti i Hancock Bank, se kush është mënyra që ju dhe kolegët tuaj të bëni diçka për t’i bërë gjërat pak më mirë.

Bashkimi i nevojave individuale dhe shoqërore gjatë një katastrofe, siguron ndjenjën e përkatësisë dhe një ndjenjë uniteti të arritur rrallë në rrethana normale. Prandaj mos kini frikë të lejoni që koha e keqe të sjellë rezultatet më të mira në kompaninë tuaj – dhe në jetën tuaj. (HBR)

Edel Strazimiri  / SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *