Për shumë njerëz, bërja e qindra, në mos mijëra fotografive, është një pjesë e rëndësishme e jetës. Ata dokumentojnë çdo detaj, dhe e postojnë atë në mediat sociale. Por si ndikon kjo në kujtimet e së kaluarës dhe si e shohim veten tonë? 

Giuliana Mazzoni, një eksperte e kujtesës e di se ne i përdorim smartfonët dhe teknologjitë e reja si “magazine”, dhe sipas hulumtimeve kjo çon në një kujtesë më të dobët të ngjarjes, vetes, apo një vendi dhe na çon në harruesën ose cungimin e imazhit real.

Ka në fakt disa prova, që tregojnë se magazinimi i gati të gjitha njohurive dhe kujtimeve në “icloud”, mund të pengojë aftësinë për të kujtuar, ose na bën ta kujtojmë të kaluarën në një mënyrë të caktuar duke bllokuar kujtimet e tjera, kjo për disa arsye, por kryesisht sepse njerëzit janë shumë më të hutuar teksa bëjnë foto.

Sipas “The Conversation” studimet kanë zbuluar gjithashtu mungesën e spontanitetit në  foto. Ato janë të planifikuara, pozimi nuk është i natyrshëm, dhe herë pas here imazhi i personit është i shtrembëruar. Ato gjithashtu pasqyrojnë një tendencë narcisiste, e cila e imponon fytyrën të bëjë imitime të panatyrshme, buzëqeshje artificialisht të madhe, ndjenja sensuale, fytyra qesharake, apo gjeste të tjera.

Lexo po ashtu:  Shtëpia e Bardhë bën një hap mbrapa në ndalimin e aplikacionit TikTok

Me fjalë të tjera, ato nuk pasqyrojnë vërtetë se kush jemi, por atë që ne dëshirojmë t’u tregojmë të tjerëve për momentin. Nëse mbështetemi shumë tek fotot kur kujtojmë të kaluarën tonë, ne mund të krijojmë një identitet të shtrembëruar, të bazuar në imazhin që do donim të promovonim tek të tjerët. / Lexoje MekuliPress. Djersite trurin me MekuliPress/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *