Shtypja e lartë e gjakut, ndryshe e njohur si hipertension, është njëra prej problemeve më të zakonshme shëndetësore, po thuajse në të gjithë botën.
Më herët ky problem shfaqej tek personat më një moshë më të shtyer, por sot shumë të rinj vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut.
Çfarëdo çofshin arsyet, hipertensioni është problem serioz që mund të çoj deri tek pasoja të tmerrshme, duke përfshirë sëmundje kardiovaskulare.
Përderisa ende nuk është gjetur një zgjidhje për këtë problem, ekspertët sugjerojnë që është mirë të ndryshoni mënyren dhe stilin e jetesës, që do të thotë në atë të shëndetshme, e jo të merrni vetëm ilaçe.
Keni kujdes se çfarë hani
Rrini larg kripës për shkak se është njëra prej shkaktarëve të shtypjes së gjakut. Për më shumë konsumoni ushqim që e reduktojnë shtypjes e lartë të gjakut, këtu përfshihen, bananet, çokollada, perimet etj.
Shmangeni stresin dhe tensionin
Në shumicën e rasteve shtypja e lartë e gjakut shkaktohet nga stresi dhe tensioni. Andaj, duhet të keni kujdes nga këto dyja.
Gjejeni se çka po e shkakton
Gjëja më e rëndësishme është që të gjeni se çka e shkakton shtypjen e lartë në gak. Mund të jetë për shkak nivelit të lartë të kolesterolit apo ndoshta edhe për shkak ilaçeve që merrni. Është mirë të vizitohet një mjek, sepse ky problem mund të jetë edhe shenjë e diçka serioze, si p.sh dështimi i një organi.