Trupi i njeriut është një balancë perfekte midis baktereve të mira e të këqija. Prishja e këtyre ekuilibrave shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore. Ndryshimi i pH, shumimi i mikroorganizmave të dëmshëm mbi ata të shëndetshëm, përkthehet në sëmundje për trupin tonë ! Shenjat që organizmi i njeriut po vuan nga një mbipopullim i baktereve të këqija dhe toksinave janë të ndryshme, por shumica nga ne i injorojnë. Më poshtë do të listojmë disa nga simptomat e hershme të këtij shqetësimi:

1.Urina: Ndryshimet e ngjyrës së urinës përcaktojnë jo vetëm shkallën e hidratimit të organizmit të një njeriu, por edhe gjendjen e tij shëndetësore. Urina e një njeriu të shëndetshëm është në ngjyrë të verdhë të lehtë dhe me aromë neutrale, kurse urina me erë të rëndë dhe ngjyrë të kuqërremtë e të verdhë të fortë është shenjë e dehidratimit dhe keqfunksionimit të veshkave. Personat që vuajnë nga diabeti dhe infeksionet urinare urinojnë më shpesh gjatë ditës, jo rrallëherë urina e tyre shoqërohet me gjakderdhje. Nëse vini re simptoma të tilla duhet të komunikoni menjëherë me mjekun.

Lexo po ashtu:  Si të shpëtoni nga thonjtë e futur nën mish


3.Ndryshime në lëkurë: Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, si pasojë është e ekspozuar ndaj toksinave dhe veprimit të radikaleve të lira. Nëse vini re ndryshime të tipit, shfaqje të njollave dhe nishaneve të errët që zmadhohen çdo ditë duhet të lini një takim me mjekun dermatolog.

4.Thonjtë: Edhe pse shpeshherë kujtoheni të kujdeseni për thonjtë kur shkoni tek estetistja, duhet të dini që ato janë një dritare ku reflektohet shëndeti juaj.Thonjtë e verdhë, të dobët që petëzohen dhe thyhen lehtë paralajmërojnë probleme me mungesën e mineraleve si mangani dhe gjëndrën tiroide.

5.Fryrje barku: Abuzimi me alkoolin, ëmbëlsirat dhe brumërat, mungesa e aktivitetit fizik, si dhe të fjeturit menjëherë pas vaktit janë disa prej shkaqeve kryesore që ndikojnë në fryrjen e barkut. Por, krahas tyre nuk mund të lëmë pa përmendur edhe problemet e sistemit tretës. Një trup i mbushur me toksina nuk arrin të prodhojë në sasinë e duhur enzimat tretëse dhe si rrjedhojë shfaq çrregullime të florës bakteriale.

Lexo po ashtu:  “Selfitist”: Fiksimi për të bërë Selfie – një kompleks serioz psiqik!

6.Keni erë të keqe nga goja: Era e keqe e gojës, njohur ndryshe me emrin halitoza, e ka origjinën në gojë. Skaku i zakonshëm është ndarja e grimcave të ushqimit nga bakteret. Goja përmban një sërë bakteresh, veçanërisht në pllakën e dhëmbëve, substanca që krijohen ndërmjet dhëmbëve që nuk janë pastruar rregullisht. Era e keqe e gojës tregon gjithashtu që organet e brendshme nuk arrijnë të eleminojnë toksinat nga organizmi, prandaj ju duhet një dietë çhelmuese që bazohet në fruta e perime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *