Shumica e njerëzve kanë nevojë për 7 – 9 orë gjumë çdo natë, por disa persona mund të duan më pak e disa më shumë. Me fjalë të tjera, një person mund të ketë mungesë gjumi pas 7 orëve gjumë, ndërsa dikush tjetër mund të mos ketë.

Nuk ka rëndësi vetëm koha e kaluar duke fjetur, por edhe cilësia e gjumit të bërë luan një rol të rëndësishëm. Sipas specialistëve ju mund të flini dhe 8 orë, por përsëri të ndjeni mungesë gjumi nëse nuk bini në fazën REM të gjumit për shkak të çrregullimeve si apnea e gjumit.

Shenja se mund të keni mungesë gjumi

Ka disa mënyra për të treguar nëse keni mungesë gjumi.

Një shenjë paralajmëruese është nëse keni nevojë të “zëvendësoni” orë gjumi gjatë fundjavës. Sipas ekspertëve duhet të zgjoheni çdo ditë pas së njëjtës sasi gjumi, edhe në fundjavë, pa vendosur alarm. Nëse kjo nuk ndodh keni mungesë gjumi.

Një tjetër shenjë? Nëse ju zë gjumi 5 minuta pasi të jeni shtrirë. Shumë persona mendojnë se është diçka e mirë t’ju zërë gjumi shpejt, por kjo është një shenjë se nuk po flini mjaftueshëm.

Lexo po ashtu:  Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit

Nëse ndiheni të fjetur gjatë ditës, është një tjetër shenjë se keni mungesë gjumi. Një personi që nuk ka fjetur mjaftueshëm mund t’i vijë gjumë e t’i mbyllen sytë në situate të qeta e monotone, si për shembull gjatë një mbledhjeje apo leksioni.

Efektet e mungesës së gjumit

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë më shumë se sa vetëm të rrisë nevojën për kafe. Efektet e kësaj mungese mund të mos dallohen direkt, produktiviteti juaj bie, ziheni më shpejt me njerëzit, nuk mund të mbani shumë mend etj. Dhe nëse ndodh për muaj me radhë, mund të çojë në ankth dhe depresion.

Mund të ndikojë edhe në shëndetin fizik. Mungesa e gjumit lidhet me sëmundjet e zemrës, obezitetin, diabetin dhe me një risk të rritur për goditje cerebrale.

Shmangia e mungesës së gjumit

Mënyra e vetme për të mos pasur mungesë të gjumit është të flini mjaftueshëm gjatë natës. Por meqënëse kjo nuk është gjëja më e lehtë për t’u bërë ja disa hapa që mund të merrni:

  • Sigurohuni që ambienti ku flini është i freskët, i errët dhe i qetë.
  • Jini aktivë, por jo shumë vonë. Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik ndikon pozitivisht në cilësinë e gjumit. Por nëse e bëni këtë shumë afër orarit të gjumit mund të bëhet më e vështirë për të rënë në gjumë.
  • Mos konsumoni alkool para se të uleni për të fjetur.
  • Limitoni kafeinën. Kafeinës i duhen 24 orë për të dalë jashtë sistemit tuaj, kështu që duhet ta shmangni atë pas orës 2.
  • Zgjohuni nga gjumi dhe shtrihuni për të fjetur në një kohë të caktuar, pa e ndryshuar atë
Lexo po ashtu:  14 Arsyet interesante për të ngrënë më shumë fara liri!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *