Si ta uroj nënën time sot?!
Si t’i them nënës sime
Gëzuar festën e 8 Marsit
Kur e di se kjo festë veç për nënat
tona nuk është?!
Si t’i dhuroj nënës sime lule
E t’mundohem për një ditë në vit
T’ia ndal një rrudhë në ballë
T’ia heq një dert jete?!
Si mund ta përqafoj me gëzim
E ta uroj për sukseset e saj në jetë
Kur çdo sukses i saj ishte sakrificë
e dhimbje për të?!
O nëna ime e dhembshur
Me zemër të bardhë e bujare
Lulet nuk ta heqin trishtimin ndër sy
As dhimbjen e ndryrë në zemër.
O nëna ime, ti veç ditë tënden
S’pate kurrë. As kurrë s’do të kesh
Se linde nën një qiell të zymtë
E jeta jote qe stuhi e përhershme.

Alma S. Zyberi

E mërkurë, 8 mars 2023
Lexo po ashtu:  Çmimi “Lumo Skëndo”, juria mblidhet për prurjet e vitit 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *