Fryrjen do ta reduktoni edhe nëse rregullisht hani hudhër, por edhe ananas dhe grejpfrut, të cilët po ashtu lehtësojnë ndjenjën e peshës në sistemin tretës.

Përtypja e pamjaftueshme, gëlltitja e shpejtë, por edhe bisedimi gjatë ushqimit janë shkaqet kryesore të mbledhjes së ajrit në stomak.

Fryrja e stomakut nuk është vetëm një siklet që ju pengon të mbani xhinset tuaja të preferuara për mbrëmje, por gjithashtu mund t’ju shkaktojë shqetësim të madh.

Ndonjëherë e dini saktësisht se çfarë e ka shkaktuar fryrjen, të tilla si darkën e madhe që sapo keni pasur, por në raste të tjera, shkaku nuk është aq i qartë

Në vijim ju sjellim ushqime që më shpesh shkaktojnë fryrjen e stomakut.

Nëse nuk e përtypni mirë ushqimin, e përtypni edhe ajrin i cili do të mbesë i robëruar. Përveçse me përtypje më të lehtë, fryrjen do ta parandaloni edhe nëse hani më pak bukë dhe pasta.

Do të ishte e zgjuar të shmangni ushqimin e njelmët dhe pijet e ëmbla me gaz të cilat përmbajnë flluska të ajrit.

Lexo po ashtu:  Nëntë arsyet pse gratë e forta marrin më pak dashuri

Edhe pse perimet e gjalla përmbajnë më shumë përbërës të ushqyeshëm, nëse i zieni, më shpejt do t’i tretni dhe parandaloni fryrjen.

Përveç ushqimit të njelmët dhe të yndyrshëm, në veçanti edhe ushqimi i fërguar ngadalëson tretjen dhe lë ndjenjën e rëndë në stomak. Por, në mes shkaqeve më të shpeshta të fryrjes është intoleranca në laktozë, respektivisht pamundësia e tretjes së sheqerit, i cili gjendet në produktet qumështore. Por, madje edhe tek ata që nuk e kanë këtë problem, qumështi shpesh shkakton fryrjen.

Edhe pse rrepa, lakra, lulelakra, fasulet, thjerrëzat dhe brokoli janë në listën e perimeve të cilat më së shumti shkaktojnë fryrje, kjo nuk do të thotë që duhet tërësisht t’i përjashtoni nga ushqimi. Thjesht reduktoni konsumin e tyre dhe kombinoni me ato që nuk nxisin atë ndjenjë te pakëndshme.

Hani hudhër, por edhe ananas.

Por fryrjen do ta reduktoni edhe nëse rregullisht hani hudhër, por edhe ananas dhe grejpfrut, të cilët po ashtu lehtësojnë ndjenjën e peshës në sistemin tretës.

Lexo po ashtu:  SHENDETI / URGJENTISHT bëni këto SHTATË GJËRA për të shmangur KANCERIN dhe për të qenë të LUMTUR

Konsumoni jogurt dhe produkte qumështore të cilat përmbajnë koncentrime të larta të probiotikëve, respektivisht të baktereve ‘të mira’ të cilat lehtësojnë tretjen dhe përshpejtojnë metabolizmin.

Ushtrimet të paktën 30 minuta në ditë përshpejtojnë tretjen dhe largojnë lëngjet e tepërta nga trupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *