Zakonisht sipërfaqet si dorezat e dyerve, karrocat nëpër supermarkete, telefonat, rubinetet, telekomandat, janë mbartës për miliarda mikrobe potencialisht të dëmshëm. Kjo mund të përforcohet gjatë sezonit të gripit dhe shpërthimeve virale.

Për të ndihmuar në vrasjen e mikrobeve që mund t’ju bëjnë të sëmurë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon të lani duart me sapun dhe ujë disa herë në ditë, duke shpenzuar të paktën 20 sekonda, duke përfshirë edhe pjesën e pasme të duarve tuaja si dhe sipërfaqen nën thonjtë.

Megjithatë, kur jeni në rrugë, apo në punë, jo gjithmonë keni mundësinë të lani duart me ujë dhe sapun. Këtu vinë në ndihmë dezinfektuesit. Për të qenë të suksesshëm në pastrimin e duarve tuaja, ata duhet të kenë të paktën 60% alkool. Mos përdorni dezinfektues me më pak, ose aspak alkool.

Është gjithashtu thelbësore të përdorësh si duhet dezinfektuesin e duarve. Përdorni të paktën tre ose katër pika të dezinfektuesit çdo herë. Fërkojeni mirë derisa duart të thahen, mos i fshini. Nëse duart tuaja janë të yndyrshme ose të ndotura shumë, Dr Tania Elliott sugjeron të fshini duart tuaja me një letër, pastaj të aplikoni dezinfektuesin.

Lexo po ashtu:  Domatet mbajnë larg sëmundje të ndryshme

Sa i përket markave, marka Purell shquhet se prodhon dezinfektuesin më të mirë të duarve, duke përdorur 97% etanol alkooli, vitamin E dhe aloe vera për të mbrojtur lëkurën tuaj.

D/B -SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *