Në një një pjesë nga libri “Mjerimi i Filozofisë” së Karl Marxit, autori e paraqet argumentin e tij se si përmes sundimit të klasës punëtore, në të vërtetë do të krijohet një shoqëri pa klasa dhe në këtë mënyrë do të arrihet paqja e përhershme, sepse, sipas Marxit, çdo luftë është luftë mes klasave.
“Historia është një histori e luftës së klasave. Në kohën tonë (Marksi e shkruan librin në vitin 1847) bëhet fjalë për luftëra midis borgjezisë, shfrytëzuesve, të cilët janë klasa sunduese që nga revolucioni francez, dhe proletariatit, klasës së prodhuesve, të cilët shfrytëzohen.

Kjo luftë mund të përfundojë vetëm me fitoren e prodhuesve, sepse nëse këta e fitojnë ndërgjegjen klasore dhe organizohen mund ta ndalojnë prodhimin. “Të gjitha rrotat prehen në qetësi, në qoftë se e do këtë krahu yt i fortë”. Kjo do të thotë se prodhuesit e mbajnë në duart e veta fuqinë materiale, megjithëse nuk janë ende të ndërgjegjshëm për këtë gjë.
Përveç kësaj ata janë edhe shumica dërmuese. Në të ashtuquajturin “Revolucion Social” duhet të ndodhë patjetër emancipimi i tyre, fitorja e tyre.
Ky duhet të përfundojë me likuidimin e borgjezisë, me një proces, që garantohet nëpërmjet një diktature të proletariatit fitimtar.Në këtë mënyrë mbërrihet në një shoqëri, e cila përbëhet vetëm nga një klasë e vetme dhe prandaj është ajo një shoqëri pa klasa e prodhuesve. Aty pra nuk ka asnjë klasë sunduese më dhe prandaj – sapo të jetë likuiduar borgjezia – asnjë sundues dhe asnjë të sunduar.
Dhe me shoqërinë pa klasa mbërrihet edhe tek paqja e shumë dëshiruar mbi tokë, meqë të gjitha luftërat mund të jenë vetëm luftëra klasore”.
Por, sipas Popperit, Marksii në këtë argumentin ka harruar diçka: përqarjen e klases së re sunduese, në këtë rast klasës punëtore, sepse çdo klasë e re krijon një përqarje të re. Kështu ka ndodhur me të gjitha revolucionet, nga ai francez e këtej.
– Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress