Diferenca e parë e dukshme mes gripit të zakonshëm dhe koronavirusit është që për të parin ka një vaksinë dhe për të dytin jo. “Sepse gripi është i njohur prej 100 vitesh, ndërsa koronavirusi prej dy muajsh, pjesërisht” shpjegon virologu Matteo Bassetti, drejtor i klinikës së sëmundjeve infektive në spitalin San Martino në Genova dhe njëkohësisht president i shoqërisë italiane për terapi anti-infektive.  “Dhe në Itali, koronavirusi është i pranishëm prej së paku 4 javësh” shprehet ai.

Pasoja më e dukshme është që shkencëtarët si ai, në këto ditë, lexojnë-sepse i kanë mjetet, të dhënat e Wuhan, epiqendrës së sëmundjes në Kinë, për të kuptuar karakteristikat e Covid-19.

Diferenca parësore

Diferenca parësore me gripin është se kur jemi përballë koronavirusit, vështirësitë në frymëmarrje shfaqen “menjëherë në ditët e para”. Kundrejt gripit, koronavirusi, shpjegon Bassetti, shkakton më lehtësisht komplikacione në sistemin e frymëmarrjes si “pneumoni të rëndë” . Gjithnjë Wuhan jep përgjigjet e para: Numri i viktimave atje po pakësohet gradualisht sepse mjekët po mësojnë ta njohin më mirë virusin, po mësojnë se si duhet t’i ajrosin pacientët në mënyrë që të kapërcejnë krizën e frymëmarrjes.

Lexo po ashtu:  Katër mënyra sesi të mos mendoni më të keqen, kur jeni të stresuar

Momenti i prekjes

Në bazë të informacioneve deri tani të disponueshme, gripi dhe koronavirusi kanë diçka të përbashkët: “Të dy viruset mund të transmetohen në faza pre-simptomatike” shpjegon Bassetti, që do të thotë në periudhën e inkubacionit të virusit, kur nuk janë shfaqur ende simptomat.

Rrugët e përhapjes janë të njohura: “kontakti i afërt me një person të sëmurë”, lexohet në përgjigjet e pyetjeve të shpeshta të ministrisë së Shëndetësisë. Rrugët parësore janë stërkalat e frymëmarrjes së personave të infektuar që përhapen përmes pështymës, tështimës e kontakteve direkte personale. Dhe në vend të parë, duart e palara që më pas prekin gojën, hundën dhe sytë. Në raste të rralla, infeksioni mund të vijë përmes kontaminimit të feçeve.

Sa i përhapur është vërtetë koronavirusi?

Ajo që ende nuk dijmë është nëse koronavirusi ashtu si gripi, humb agresivitetin nga i nxehti dhe rritja e temperaturave. Mbi këtë nuk ka shumë siguri, shpjegon Bassetti. Pra jo domosdoshmërisht, koronavirusi, ashtu si gripi, është stinor.

Kur duhet të kërkojmë analizat e thelluara?

Lexo po ashtu:  8 këshilla të vlefshme për të kursyer para kur bëni pazar

Në përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta të Ministrisë së Shëndetësisë, lexohet se simptomat e gripit dhe të koronavirusit janë të ngjashme: Personat me koronavirusin, grip ose ftohje, zakonisht zhvillojnë simptoma respiratore si temperaturë, kollë dhe hundë. Sapo kemi kaluar në pikun e gripit sezonal dhe në këto ditë shqetësimi të fortë a duhet që të kërkojmë menjëherë analiza të thelluara kur kemi dhimbje fyti, ftohje ose simptoma gripale?

“JO”, përgjigjet Basseti. “Nëse nuk keni pasur kontakte me një nga dy “foletë”e  virusit në Itali (në Lodigiano e në Padovano ndr), për momentin nuk bën sens të bësh kontrollin e thelluar”.

Më shumë kontrolle nuk do të thotë më shumë përhapje

Një diferencë mes numrit të të prekurve nga gripi dhe atyre nga koronavirusi  nuk mund të bëhet, jo vetëm sepse në rastin e parë mund të vaksinohen dhe në të dytin jo, jo vetëm sepse është prezent në Itali prej thuajse 4 javësh, vlerëson Bassetti dhe tjetri është i njohur mirë, por edhe sepse në këto momente po e kërkojmë koronavirusin.  “Po bëjmë mijëra analiza të thelluara dhe në këtë mënyrë numri i të prekurve po rritet. Nuk jam i sigurtë që kolegët francezë apo gjermane ku janë konstatuar raste të prekjes me koronavirus, po bëjnë të njëjtën gjë” shprehet ai.

Lexo po ashtu:  Ja cilat gjëra nuk duhet pranuar asesi... Sa më shpejtë!

Kush janë më të rrezikuar

Ashtu si gripi i zakonshëm edhe koronavirusi mund të godasë më rëndë kategoritë vulnerable, personat me sëmundje kronike, të moshuarit, ata me probleme zemre apo diabetikët. Por nëse ndërhyhet në mënyrë të furishme ka mundësi të mira shërimi.

Duhet të mësohemi me koronavirusin

Me koronavirusin duhet të mësohemi tamam si me gripin e zakonshëm pasi në një farë mënyre do bëhet pjesë e përditshmërisë sonë. Bëhet fjalë për muaj e jo për javë, me shpresën se do të arrijë shpejt një vaksinë. “Koronavirusi do të përfshihet në procesin e punës së diagnostikimit të pneumonisë. Kjo do të thotë se kur mjeku do të ketë përpara një person me pneumoni do të bëjë edhe kontrollin për koronavirusin” shprehet Bassetti.

Marrë nga Ilsole24ore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *