Për shumë njerëz, të punosh nga shtëpia tingëllon si një ëndërr; pasi nuk keni shefin sipër kokës, asnjë koleg që ju shqetëson apo ju merr kohën tuaj të lirë dhe mbi të gjitha nuk ju duhet të vrisni mendjen për veshjen, duke qenë se mund të punoni edhe me pizhame.

Ekonomia e pavarur po rritet në mënyrë eksponenciale, dhe më shumë kompani po lejojnë punonjësit me kohë të plotë të punojnë nga shtëpia me kohë të pjesshme. Rreth 25% e të punësuarve bënë një ose të gjithë punën e tyre nga shtëpia në 2015, sipas të dhënave nga Byroja e Statistikave të Punës.

Ndërsa punoni nga shtëpia mund t’ju japë më shumë kohë për të punuar dhe përgatitur ushqim të shëndetshëm, por mund edhe të paraqesë disa sfida për fizikun tuaj. Më poshtë, ju rendisim disa mënyra së si të mbani nën kontrolloni peshën tuaj gjatë kohës që jeni duke qëndruar në shtëpi.

  1. Vishni pantallonat që ju rrinë më mirë
Lexo po ashtu:  Puçrrat në vijën e flokëve, çfarë i shkakton dhe si t’i shmangni?

Ju ndoshta jeni të entuziazmuar se do të punoni nga shtëpia dhe jeni më të qetë, por është një ide e mirë t’i vendosni ato pantallona që ju rrinë më fiks, të paktën një herë në javë për t’u siguruar që ato ende ju përshtaten. Duke qenë se qëndroni në shtëpi, ju gjithashtu jeni komod të punoni me rrobat e shtëpisë, dhe në këtë formë nuk do të arrini dot të kuptoni nëse keni marrë peshë apo jo.

  1. Krijoni një mjedis të shëndetshëm në shtëpi

Njerëzit kanë tendencë të kultivojnë energjinë e tyre në rritjen e vetë-kontrollit dhe ndërtimit të vetë-disiplinës, por në fakt, më e rëndësishme është krijimi i një ambienti shtëpiak që është i favorshëm për shëndetin e mire. E thënë, në një formë tjetër, përpiquni të vendosni larg nga shikimi, ushqimet joshëse duke i vendosur ato në një sirtar, raft të lartë ose diku ku nuk do t’i shihni ato dhjetëra herë në ditë.

  1. Mos harroni të hani drekë
Lexo po ashtu:  Nëse i njekë këto këshilla për 30 ditë rresht, nuk ke për ta njohur më veten

Dietologët, kanë konstatuar se njerëzit kanë tendencë ta lënë veten të uritur gjatë ditës, gjë që mund të krijojë uri veçanërisht pasdite ose në mbrëmje. Ndaj ata rekomandojnë, që të hajmë diçka çdo tre deri në katër orë, në mënyrë që të mos ndjehemi të uritur gjatë gjithë kohës.

  1. Gjeni ide të shëndetshme ‘pushimi’ përveç të ngrënit

Gjatë kohës që punojmë nga shtëpia, frigoriferi është ‘destinacioni’ ideal tek i cili drejtohemi për pak pushim. Ndërkohë mund të gjejmë mënyra të tjera, sikurse është shkëputja nga puna për të bërë një telefonatë me miqtë, ose leximi i një libri ose reviste, apo bërja e disa minutave ushtrime fizike.

  1. Përcaktoni hapësirën tuaj të punës

Krijimi i një hapësire pune është celësi i suksesit. Është e rëndësishme që jo vetëm të keni një hapësirë ​​të qetë ku mund të punoni, por edhe të keni një zonë për t’u ndier si “punë” dhe të përcaktoni kufij në mënyrë që pjesa tjetër e hapësirës tuaj të jetesës të ndjehet si “jeta në shtëpi”. Mund të tingëllojë tërheqëse të zgjoheni dhe të filloni t’i përgjigjeni postave elektronike në telefonin tuaj nga komoditeti i shtratit, më pas të punoni në laptop me televizorin ndezur në sfond, por kjo jo vetëm që do ju shpërqëndrojë dhe nuk do ju lejojë të jeni mjaft produktiv, përpos faktit që jeni duke dëmtuar qafën dhe shtyllën tuaj kurrizore.

  1. Bëni shkëputje për pak minuta fitness
Lexo po ashtu:  Shenjat më hakmarrëse të zodiakut

Krijoni një hapësirë ​​për t’u ushtruar larg nga vendi ku punoni. Kjo do të ndihmojë në rigjenerimin e energjisë dhe ndezjen e metabolizmit tuaj. Nëse jetoni në një shtëpi të madhe mund të përdorni oborrin e shtëpisë tuaj për të bërë pak stërvitje dhe nëse jetoni në një apartament të vogël, mund të shfrytëzoni dhomën tjetër larg asaj në të cilën punoni.

Elefteria Zguri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *