Dietat e pasura në fibra bimore rekomandohen gjerësisht, pasi kanë efekte mjaft të dobishme në një sërë situatash shëndetësore. Por, këto dieta kane edhe një efekt anësor, i njohur prej ndjesisë së pakëndshme në bark, si pasojë e formimit të gazrave. Kjo ndodh për shkak se fibrat bimore janë substanca të patretshme dhe kështu ato mbërrijnë në zorrën e trashë të paprekura, ku kthehen në ushqim për mikrobet që popullojnë atë zonë të aparatit tretës. Ky proces është i njohur me emrin “fermentim”, i cili prodhon gaz si një ndër metabolitet e tij. Edhe disa sheqerna të tjerë mund të mbërrijnë në zorrën e trashë gjysmë të patretura (si sorbitoli, ksilitoli, manitoli), karbohidratet e patretshme të fasuleve (rafinoze, stakioze) dhe disa karbohidrate rezistent të patates dhe grurit. Më poshtë mund të gjeni listën e ushqimeve që prodhojnë gazra, edhe pse individë të ndryshëm mund të kenë reagime të ndryshme nga këto ushqime.

Ushqimet që mund të rrisin gazrat në aparatin tretës

  • Mollët
  • Agjinaret
  • Asparagët
  • Fasulet
  • Birra
  • Bizelet
  • Lëngjet e frutave
  • Ëmbëlsirat dhe pijet që përmbajnë fruktoze (shurupet)
  • Pijet me gaz
  • Brokoli, lulelakra
  • Lakra e bardhe, e kuqe, e Brukselit
  • Karotat
  • Mashurkat
  • Preshi
  • Qumështi (nëse ka intolerancë ndaj laktozës)
  • Qepët
  • Kikirikët
  • Dardhat
  • Rrepat e bardha
  • Gruri
Lexo po ashtu:  E bëjmë të gjithë! Ky është veprimi që vret më shumë se kanceri

Çfarë tjetër mund të shkaktojë gazra?

Probleme të tretjes, veçanërisht të përthithjes në aparatin tretës, të lëndëve ushqyese, mund të shkaktojnë fryrje për shkak të tretjes jo të plote të lëndëve ushqyese dhe përfundimit të një pjese prej tyre në zorrën e trashë, ku fermentohen nga bakteret. Gjithashtu, gëlltitja e ajrit mund të shkaktojë ndjesinë e fryrjes.
Shume njerëz i vënë emërtimin “gazra” ndjesisë së fryrjes, por kjo nuk korrespondon gjithmonë me sasinë e gazrave. Madje, pjesa më e madhe e njerëzve që ankohen për fryrje të barkut dhe zorrëve, rezultojnë të mos kenë më shumë gazra nga të tjerët. Disa prej tyre, më vonë diagnostikohen me sindromën e zorrës së irrituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *