Mjafton të mendosh që vetëm me dy orë në ditë para monitorit mund të shtohen seriozisht problemet e shikimit dhe gjysma e orëve që kalohen para kompjuterit për punë ose në shtëpi mund ta kalojnë orarin tetë orësh zyrtar.

Ajo që e përkeqëson edhe më shumë situatën është perdorimi masiv i celularëve për të kontrolluar rrjetet sociale, apo për të shikuar e dëgjuar muzikë.Shpeshherë, ekranet janë të vegjël dhe të papastër.

Për këtë arsye “American Academy of Optometry” ka hartuar një lloj udhëzuesi për të shpëtuar sytë e njerëzve (por edhe shpinën) nga “stili i konsumit” të kompjuterit dhe gabimet e ndryshme.

1) Sipas “American Academy of Optometry”, gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e syve dhe nëse përdorni celularë, përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.

2) Zgjidhni sfonde me ngjyrë gri, jo të hapur ose të bardhë, sepse sytë do të lodhen më pak.

3) Mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit. Sipas “American Academy of Optometry” kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë.

Lexo po ashtu:  5 gjëra që ndihmojnë për të patur flokë të shëndetshëm

4) Pozicionojeni ekranin pak centimetër mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të mos e reflektojë dritën.

5) Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni kompjuterin. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *