“Vdekja e prindërve të mi dhe pastaj pandemia, kanë qenë momentet më të vështira për mua. Nuk dija se çfarë të bëja, se si të veproja. Edhe pse kam qenë përherë me fat që kam pasur pranë familjen time dhe personat që kam dashur, me humbjen e nënës sime, jam ndjerë i vetëm në këtë botë, edhe pse nuk jemi vetëm asnjëherë dhe ata qëndrojnë përherë në zemrën tonë.

Njerëzit që gjenden përballë situatave si e imja, nuk e dinë se cilin drejtim të marrin në jetë; nuk kanësiguri dhe nuk kanë besim tek vetja se mund t’ia dalin mbanë. Disa mund të shndërrohen në agresivë, tëtjerët i pushton qetësia. Unë pyesja veten: “Çfarë mund të bëj?”. Iu përgjigja vetes sime duke i dhënë jetënjë projekti të menduar që nga viti 2016, gjatë kohës së tërmetit të Amatrice. U regjistrova si vullnetar në“Kryqin e Kuq”. Ndihma ndaj të tjerëve më ka ndihmuar shumë mua”. – Raoul Bova

Humbja e prindërve është një nga traumat më të mëdha që mund të përjetojmë. Sigurisht që më e vështirë nuk është periudha kur ndodh ngjarja, pasi ende nuk e pranon brenda vetes dhe të gjenden pranë personat e dashur. E vështirë është periudha më pas, kur përballesh me vetminë dhe ndihesh i përhumbur. E vështirë është ta pranosh çfarë ka ndodhur dhe të mendosh se çfarë do të bësh për të ardhmen. Askush nuk të ndihmon për këtë pjesë, ndaj nëse gjendesh në një situatë të tillë, unë do të këshilloja të mendoje realisht për gjërat që të bëjnë të ndihesh mirë. Nëse të pëlqen të shkruash, shkruaj. Nëse të pëlqen të jesh në kontakt me njerëz të tjerë, ka plot organizata jofitimprurëse ku mund të regjistrohesh. Nëse të pëlqen tëpunosh, merr orë shtesë në punë. Bëj diçka që të pëlqen, diçka që do të bëjë ta heqësh disi mendjen nga çfarë ka ndodhur…

Lexo po ashtu:  ''Kush ka vajza, botën ka'', 5 gjërat që mamatë e forta u thonë bijave të tyre çdo ditë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *