Është nevoja që të krijojmë një marrëdhënie me vdekjen

 Ka një arsye pse njerëzit e kanë të vështirë të flasin për vdekjen me një të afërm të sëmurë.  E para nuk ka formula të gatshme për ta bërë procesin më pak të urryeshëm dhe nuk ka mënyra për ta shmangur.  Gjithsesi nëse mund t’ju ndihmojë mund ta pyesni personin mbi atë që do të dëshironte që të ndodhte në funeralin e tij si dhe mbi gjërat që nuk do t’i pëlqenin. Këto pyetje mund ta bëjnë situatën më pak të nderë dhe në këtë mënyrë ju do të mund të diskutoni çështjet e tjera.

Dëgjojini të dashurit tuaj

Sipas mjekëve personat e sëmurë e dinë më mirë se çdokush se çfarë është duke ndodhur me trupin e tyre, pavarësisht se nuk flasin pasi nuk duan që ta mbushin veten me mendime negative. Shpesh ata nuk flasin për vdekjen edhe për të mos lënduar familjen e tyre, të paktën kështu pohojnë mjekët. Ndaj dhe duhet të keni mendjen, nëse babai juaj i sëmurë flet për mjekimet, ose nëna fillon të flasë për zotin, lërini të vazhdojnë. Biseda mund të shkojë në një pikë që do t’i lejojë ata të shprehen dhe të thonë atë që mendojnë.

Lexo po ashtu:  Drejtim i sigurt i automjetit në kohë me shi dhe mjegull? Këshillat që jep Policia Rrugore

Pyet veten, a jam ekonomikisht gati për të vdekur

Në botën tonë komerciale edhe vdekja ka faturën e saj. Duke menduar shumë ftohtë shumë njerëz mund ta pyesin veten: “A mund ta përballoj vdekjen nga ana ekonomike?” Në këtë mendim ata mund të përfshijnë kostot e  varrimit, arkivolit, apo dhe kostot e tjera të vogla që përfshihen në një funeral. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *