Udhëtoni shumë? Ndjeheni gjithnjë të lodhur pas udhëtimeve? Më poshtë keni të listuar disa strategji që mund t’iu ndihmojnë në parandalimin ose lehtësimin e lodhjes nga udhëtimet.

  • Simuloni itenerarin tuaj para udhëtimit

Ndryshoni orarin e zgjimit ose të vakteve çdo ditë e më pakë në varësi të destinacionit tuaj.

  • Përshtatuni me orarin e ri teksa udhëtoni

Ndryshoni orën kur të hipni në avion. Përpiquni të flini nëse është natë në destinacionin tuaj ose relaksohuni nëse është ditë por mos u sforconi.

  • Nisuni më herët

Nëse doni të jepni maksimumin tuaj në eventin apo takim mundohuni të arrini në destinacion disa ditë më parë, kështu ju përshtateni me ndryshimin e ambientit.

  • Qëndroni të hidratuar

Konsumoni ujë para, gjatë dhe pas udhëtimit që të parandaloni dehidratimin. Shmangni alkoolin ose kafeinën nëse dëshironi të flini. Pasi alkooli dhe kafeina ju pengojnë të flini dhe ju shkakton dehidratim.

  • Levizni

Ngrihuni dhe levizni vazhdimisht, kryeni disa ushtrime pa penguar të tjerët dhe shtriquni gjatë fluturimit. Por kur të zbrisni, shmangni ushtrimet para gjumit, pasi mund të vonojë gjumin.

  • Konsumoni ushqim me kujdes
Lexo po ashtu:  ‘Merrni në dorë paratë tuaja’. Këto pesë aplikacione do ju ndihmojnë për vendimet më të mira

Nuk ka një dietë specifike që është efektive për parandalimin e lodhjes pas udhëtimeve. Por ne ju rekomandojmë të mos konsumoni një dietë me shumë karbohidrate ose të yndyrshme para gjumit sepse kjo do t’iu pengonte të flinit.

  • Bëni një dush të nxehtë para gjumit

Dushi qetëson muskujt e lodhur nga udhëtimi dhe ndihmon që të relaksoheni. Rënia e temperaturës së trupit pas dushit ju bën të ndjeheni të përgjumësh.

  • Minimizoni hutimet para gjumit

Një maskë për sytë ose tapa për veshët do ju ndihmonin të flini gjatë udhëtimit por edhe gjatë kohës që qëndrimit. Mundohuni të mos keni në dhomë gjëra që ju tërheqin vëmendjen TV apo edhe dritë që ju vjen nga dritarja.

Këshillë për udhëtarët e përhershëm

Nëse udhëtoni shpesh dhe lodhja pas udhëtimit është problem, ju sugjerojmë të konsultoheni me një specialist i trajnuar në këtë fushë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *