Bateria e një celulari është projektuar për të zgjatur mes 200 dhe 400 cikleve të plota. Në varësi të përdoruesit, kjo mund të jetë nga 1-2 vjet. Pa marrë parasysh se si është përdorur celulari juaj, më poshtë gjeni disa këshilla të vlefshme se si të mbani batërinë e telefonit tuaj celular sa më gjatë.

Hiqni dridhjen

Funksioni i dridhjes (vibration) është i mirë kur jeni në një mbledhje,në zyrën e punës apo kinema, por nëse gjendeni në shtëpi apo në lëvizje ky funksion është i panevojshëm, për më tepër harxhon më shumë bateri sesa vetë zilja normale.

Errësoni ekranin

Kur telefoni është në përdorim, shpëtojeni baterinë duke vendosur ekranin e telefonit në “auto-brightness” ose errësojeni atë. Sa më i ndritshëm ekrani, aq më shumë bie bateria e celularit tuaj.

Fikeni celularin tuaj

Kur nuk jeni duke e përdorur telefonin tuaj, kur jeni duke fjetur ose kur nuk mund të përgjigjeni në momente të caktuara të ditës, më mirë fikeni atë në vend që ta lini “silent” apo me dridhje. Kështu e kurseni baterinë e tij.

Lexo po ashtu:  Nëse gjyshërit dalin para prindërve, i tregojnë fëmijës vetëm një gjë: Që prindërit nuk e duan...

Nëse telefoni juaj e ka opsionin e “Bluetooth”, sigurohuni ta fikni atë kur nuk jeni duke e përdorur. E njëjta gjë vlen edhe për opsionin Wi-Fi apo 3G.

LKufizoni përdorimin e kamerës, videove dhe internetit sa më shumë të mundeni kur e dini se nuk keni mundësi ta karikoni baterinë në orët në vazhdim. Në të kundërt do të mbeteni me telefon të fikur.

Bëni telefonata të shkurtra. Kjo nuk duket shumë e thjeshtë por duke biseduar në kohë më të shkurtra rrisni jetën e baterisë suaj.

Ulni volumin e ziles suaj. Përpos që ia kurseni veshëve, ulja e volumit të ziles së telefonit ndihmon baterinë tuaj të zgjasë më gjatë.

Vrasësi numër 1 i baterisë së celularit tuaj është kërkimi i sinjalit. Nëse ndodheni në një zonë ku ka pak ose aspak sinjal, telefoni juaj do të kërkojë sinjal vazhdimisht duke e shkarkuar baterinë e tij. Nëse keni sinjal të dobët, fikeni celularin derisa të ndodheni në zona me sinjal të mirë.

Fikini njoftimet nëse nuk i përdorni, ose nëse i kontrolloni rrallë. Njoftimet e reja nga rrjetet sociale (si njoftimet e lojrave, komenteve) apo emaile-t zakonisht kanë një zile që ju njoftojnë por këto njoftime, dhe që gjithashtu shkarkojnë baterinë e telefonit. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Njihuni me shenjat e Horoskopit që shqetësohen më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *