Si të zgjidhni qumështin e duhur

Qumështi i zakonshëm i lopës apo kafshëve të tjera, pra ai me origjinë shtazore, është i paketuar me ushqyes të cilët bëjnë mirë për shëndetin e kockave, sepse përmbajnë kalcium, kalium, vitaminë D dhe proteina.

Kalciumi ndihmon në ndërtimin e kockave dhe të dhëmbëve dhe ndihmon për të mirëmbajtur gjithë masën kockore.

I lidhur me kalcium, vitaminën D, e cila zakonisht është e përforcuar në qumësht, ndihmon në mirëmbajtjen e niveleve të përshtatshme të kalciumit dhe të fosforit, që sigurisht ndihmojnë për të ndërtuar dhe për të ruajtur shëndetin e kockave. Kaliumi, i cili gjendet gjithashtu edhe në qumështin e sojës, mirëmban dhe tensionin e gjakut.

Llojet kryesore të qumështit që shiten në dyqane janë: i plotë, me yndyrë të pakësuar (2%), me pak yndyrë (1%) dhe qumësht pa yndyrë.

Qumështi i plotë ka një përbërje kremoze dhe të shijshme, por është dhe ai që ka më shumë yndyrë. Ky lloj qumështi është i përshtatshëm për fëmijët e moshës mbi 1 vjeç deri në moshën 2 vjeç sepse yndyra brenda tij mund të ndihmojë në zhvillimin e trurit dhe të sistemit të tyre nervor.

Lexo po ashtu:  PRINDËR KUJDES! Të grindurit përpara fëmijëve ndikon rëndë në psikikën e tyre; si e shpjegojnë psikologët ankthin që përjetojnë ata

Në përpjekje për të reduktuar kaloritë, qumështi me përqindje yndyre 2% ka të gjithë përbërësit e tjerë dhe të njëjtat përfitime, por jo të gjithë yndyrën që ka qumështi i plotë. Është një zëvendësues popullor i qumështit të plotë.

Ndërsa me më pak kalori dhe yndyrë është qumështi me 1% yndyrë, që është përsëri i pasur në kalcium dhe në vitaminë D. Ndërsa qumështi pa yndyrë ka rreth 45% më pak kalori sesa qumështi i plotë dhe të gjithë elementet ushqyes që ka ai. Ky lloj qumështi është një mundësi shumë e mire, nëse po përpiqeni të humbni në peshë.

Qumështi me prejardhje bimore

Një lloj qumështi popullor, që nuk ka prejardhje shtazore është qumështi i bajames. Ai ka një shije arre dhe është pak i ëmbël. Cilësitë më të mira të qumështit të bajames janë se është me pak kalori dhe ka në brendësi të tij kalcium, vitaminë A & D dhe vitaminë E, që ndihmon në luftën kundër dëmtimit nga rrezet ultraviolet.

Nëse doni të pini qumësht bajameje për proteina, mund të mos jetë zgjedhja më e mirë, sepse ai përmban pak proteina. Gjithashtu ai ka shumë kalium.

Lexo po ashtu:  Për studentët, këto janë disa këshilla se si të përgatiteni më mirë për provime

Një tjetër lloj qumështi i njohur është ai i kokosit. Përmban më pak kalori dhe kripë. Yndyrnat e qumështi të kokosit janë të ngopura, kështu që duhet të mbani nën vëzhgim sasinë e qumështit të konsumuar.

Qumështi i sojës. Ka pak yndyrë dhe nuk ka kolesterol e zakonisht është i përforcuar me kalcium. Megjithatë, si të gjithë llojet e qumështit me prejardhje jo shtazore, nuk ka shumë proteina.

Qumështi i orizit është një mundësi e mirë, sepse është qumështi që shkakton më pak reaksion alergjik dhe mbase mundësia më e mire, nëse nuk mund të konsumoni asnjërin nga llojet e tjerë të qumështit. Qumështi i orizit ka pak yndyrë, por nuk ka thuajse fare proteina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *