Disa ditë, që nga fillimi janë shumë të mira. Zgjoheni herët, kafeja është e përkryer, ushqeheni mirë dhe që në mëngjes i kryeni të gjitha punë më të rëndësishme.

Deri në drekë tashmë ndiheni shkëlqyeshëm. Tani keni kryer shumë gjëra dhe dëshironi që ditën ta shfrytëzoni në maksimum dhe të arrini edhe më shumë.

Me siguri e dini që nëse ju nis mbarë mëngjesi, e mirë do të jetë edhe pjesa tjetër e ditës. Sepse kur e kapni ritmin e mirë, çdo gjë shkon më lehtë, prandaj ju sjellim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të keni mëngjese të suksesshme.

Zgjohuni heret

Nuk themi zgjohuni herët, sepse disa e dashurojnë gjumin në mëngjes. Të zgjoheni me kohë do të thotë ta caktoni alarmin mjaftueshëm herët saqë nuk do të keni nevojë të përgatiteni me nxitim për punë. Zakonisht, nëse zgjoheni vetëm 10 apo 15 minuta më herët, mëngjeset e hershme stresuese bëhen shumë më relaksuese.

Hani mëngjes të shëndetshëm

Lexo po ashtu:  Ti mund ta përgatitesh vetë antibiotikun natyral...

Të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është mëngjesi, megjithatë shumë e kapërcejnë. Pavarësisht se a ju brengos apo jo pesha, ngrënia e mëngjesit është thelbësore. Ai do t’ju japë energji për punë të mirë dhe koncentrim. Drithëra me qumësht, vezët, sallami… zgjidh e merr. E rëndësishme është që të hani mëngjesin.

Planifikoni ditën

Kur hyni në zyrë, rezistoni dëshirës që së pari t’i kontrolloni e-mailet dhe rrjetet sociale. Minutat e parë kaloni duke planifikuar. Cilat janë ato detyra të vogla, por urgjente dhe gjithçka që duhet të kryhet sot.

Reduktoni ndërprerjet

Nëse dikush apo diçka ju ndërpret në punë do t’ju duhen disa minuta që përsëri ta ktheni fokusin. Nëse shpenzoni për së tepërmi kohë duke u përgjigjur në pyetjet e parëndësishme të të tjerëve me siguri duhet të riorganizoheni.

Mos humbni kohë

Produktiviteti është spirale pozitive e cila vazhdon pandërprerë nëse mbetet i përqendruar. Në punë bëni punë me rëndësi, dhe sa më pak “humbni kohë” kot. Nëse duhet të qëndroni diku tetë orë, atëherë këtë kohë shfrytëzojeni maksimalisht.

Lexo po ashtu:  Si të mbrohen të moshuarit nga i nxehti i verës?!- Ja cilat janë sëmundjet nga të cilat rrezikohen

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *