Sapo prindërit i çojnë fëmijët në çerdhe apo kopësht, presin që ata t’u kthehen në shtëpi “të gjithëditur” që ditën e parë, javën e partë, apo muajin e parë… Por pavarësisht dëshirës së prindërve, apo edhe të vetë edukatoreve/mësuesve, fëmijës i duhet lënë kohë për t’u ambjentuar dhe për të mësuar më pas. Duhet të kuptoni se, edhe vetë fëmijë kopshtit duan të mësojnë gjithçka rreth botës dhe si funksionon ajo. Ata janë “të etur” për të ditur gjithçka dhe nëse nuk u shpjegohen gradualisht gjërat, atëherë ata rrezikojnë që gjenden përfshihen në një kaos informacioni; që çon herë në hiperaktivitet, herë në mbyllje në vetvete, apo herë në sjellje të tjera që nuk i kanë bërë më parë. NDAJ, çdo gjë ka rradhën e vet; të mësojmë fëmijët, pa i mbingarkuar. T’i mësojmë në mënyrë serioze dhe argëtuese njëkohësisht. Në vijim, janë fushat bazë se si mund të angazhohet fëmija me mësimet në kopësht, hap pas hapi, pa e stresuar atë.

GJUHA DHE LEXIM-SHKRIMI
Fëmijët e kopshtit vërejnë se fjalët janë gjithandej – në libra, në supermarket, në stacionin e autobusit dhe në shtëpitë e tyre. Ata luajnë me gjuhën, duke krijuar rima pa kuptim dhe fjalë të pakuptimta. Ndërsa kjo është zakonisht kënaqësi e madhe, është gjithashtu një hap shumë i rëndësishëm në të mësuarit për të lexuar.
Ndaj, edukatoret/mësueset lexojnë një larmi vjershash, përralla, tregime të shkurtra me figura etj me zë të lartë për fëmijët. Me këtë nuk është ideja që fëmija të mësojë përmendësh patjetër vjershat apo përrallat, por të mësohet me rrjedhshmërinë e fjalëve, me logjikën e tyre. Dhe kur të jenë familjarizuar kështu, atëherë mund të nisin të mësojnë gërmat. Fëmijët e kopshteve pritet të lexojnë fjalë, deri në fund të vitit, por gjithsesi kjo varet se në çfarë grupi të kopshtit ndodhet fëmija.
Pra, para se të shkohet te shkrimi i një fjale, duhet t’i mësohet kuptimi, që fëmijët ta kenë më të lehtë dhe mos ta harrojnë më. Një ide argëtuese për të mësuar gërmat janë edhe lojërat e ndryshme, si psh makaronat apo biskotat me gërma (apo produkte të tjera) ua bëjnë shumë të lehtë alfabetin. Do t’ua rekomandoja edhe prindërve në shtëpi, pasi fëmijët e duan ushqimin.

Lexo po ashtu:  "Nuk më falet ajo që i kam bërë tim biri" / Mesazhi i fortë i nënës së re drejtuar gjithë prindërve që nuk e largojnë telefonin nga duart

MATEMATIKA
Numërimi i kubeve, shufrave të numrave dhe materialeve të tjera të matematikës ndihmojnë fëmijët të punojnë me një grup më të madh numrash. Por për t’ua bërë më argëtuese, fëmijët gjithashtu mund të përdorin materiale fizike për të zgjidhur probleme të thjeshta të mbledhjes dhe zbritjes, si psh: Sa biskota do të kenë mbetur pas ndarjes së tyre me një mik, etj. Dhe ndërkohë që bëhet kjo pyetje, bëhet shkëmbimi i biskotave mes dy fëmijëve, në mënyrë që ta kuptojnë sa më mirë. Gjithashtu mund të përdoren karamele, ose mjetë argëtuese: psh topa, lapsa, lodra etj, të cilat i kemi përdorur me sukses pranë “KIDS kopësht dhe çerdhe”.
Një tjetër gjë që duhet t’u mësohet fëmijëve në kopësht, edhe pse mbase nuk do të arrijnë “ta kapin” 100%, është që të mësojnë rreth kohës, duke përdorur mjete, si: orët dhe kalendarët rregullisht në klasë. Ndërkohë që nuk janë plotësisht në gjendje të tregojnë kohën, madje nuk e kuptojnë saktësisht se çfarë është një muaj apo një sekondë, fëmijët gjithsesi do të fillojnë të kuptojnë se masa mat një kohë më të gjatë dhe tjetra një shumë të shkurtër.

Lexo po ashtu:  8 cilësi të burrave që i joshin më shumë gratë

SHKENCAT E TJERA
Në kopësht, fëmijët duhet të mësojnë rreth bimëve dhe kafshëve dhe eksplorojnë motin dhe stinët. Edukatoret duhet të përdorin eksperimente të thjeshta shkencore për t’i futur fëmijët në procesin e kërkimit shkencor. Fëmijët e kopshtit tani janë në gjendje të kujtojnë më shumë informacion dhe ta përdorin atë për të bërë lidhje mes gjërave. Por si mund të arrihet të “bëhet shkencë” në kushtet shqiptare, do të ishte pyetja…
Imagjinata e fëmijëve është brilante, e jashtëzakonshme, mos e nënvlerësoni. Ata nuk kanë nevojë për laboratore të mëdha, por minimalisht hapni sirtaret e lofrave, si në kopshët apo në shtëpi. Psh fëmijët mund të ndajnë kafshët lodër në grupe, të tilla si: ato që gjenden në tokë, det, ose qiell; ose kafshët që dalin nga vezët dhe kafshët që nuk e bëjnë këtë; ose kafshë (lodër) që prodhojnë qumësht dhe ato që nuk prodhojnë, etj, etj.

SJELLJA SOCIALE
Fëmijët e kopshtit janë të gatshëm të zgjerojnë botën e tyre, përtej shtëpive dhe klasave të tyre, në lagjen apo komunitetin më të madh. Ata mësojnë më shumë për rregullat që i ndihmojnë njerëzit të bashkohen me njëri-tjetrin. Ata mund të fillojnë të formojnë mendime për çështjet dhe të kuptojnë se të tjerët mund të kenë pikëpamje të ndryshme – duke vërejtur që një shok klase nuk ka marrë një kthesë gjatë një loje dhe duke e dëgjuar mësuesen/edukatoren të thotë: “Kjo nuk është e drejtë!”.
Pra, socializimi i fëmijëve do të nisë nga kopshti, pa nënvlerësuar këtu aspak punën e prindërve apo gjyshërve. Çështja është se në kopësht fëmijët marrin kulturën e të sjellurit në grup, ndërveprimin me shokët e shoqet etj, që nuk mund ta kuptojnë asnjëherë realisht po të qëndrojnë në shtëpi, sado që t’ua mësojnë prindërit. Prakticiteti që gjendet mes fëmijëve (nën mbikqyrjen e mësueses) është mënyra më e thjeshtë dhe jo stresante, metoda më natyrale për t’i socializuar ata. Shembujt këtu janë të pafund, pasi kanë të bëjnë me të gjitha gjërat e vogla që përfshijnë sjelljen e përditshme./supershendeti/ /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  10 arsyet pse motra juaj e madhe, është gruaja më e rëndësishme që mund të keni në jetën tuaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *